Celebrities Fashion

Eventi i “Dolce & Gabbana”-ës u kthye në një tmerr për të gjithë dhe arsyeja është…

Erërat e forta dhe stuhia e breshërit që ndodhën gjatë eventit të modës së “Dolce& Gabbana”-ës, u kthyen në një kaos të vërtetë. Eventi i famshëm po mbahej në sheshin e Shën Marko-s, në qytetin e Venecias ku po prezantoheshin veshjet e markës lukzose për meshkujt të koleksionit “Alta Sartoria”. Të shumtë ishin të famshmit që nëpërmjet postimve të tyre në rrjetet sociale tregonin se si ishte situata në të cilën ata u gjendën krejt papritur.

Biblical: Alexander called it 'biblical level'

Shfaqja e rëndësishme këtë vit u zhvillua në qytetin e Venecias, në qiell të hapur. Ky event është komentuar shumë që pas fillimit të tij. Si për të ftuarit që spikatën me veshjet e tyre, mënyrën e paraqitjes dhe ardhjes së të ftuarve, por ajo që i vendosi vulën ishte stuhia dhe breshëri që i gjetën të gjithë të papërgatitur.

Shfaqja pritej që të fillonte në orën 7 pasdite por që u shty me një orë me vonesë. Teksa modelët po ecnin në pasarelë, stuhia e erës së fortë dhe më pas e breshërit duket se shkatërroi gjithçka. Sipas “Vogue”, shtëpia e modës e kishte parashikuar motin e keq por ajo që ndodhi ishte komplet e papritur. Të famshmit e pranishëm nxituan që të gjenin ndonjë çadër apo diçka për t’u mbuluar pasi breshëri ishte shumë i fortë. Të gjithë shfaqën video dhe foto të kaosit që po ndodhte.

https://twitter.com/MvelaseP/status/1432646729883701248

Stilistët Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana u panë duke ecur përgjatë pasarelës me duart mbi kokë gjatë kohës që stuhia po vazhdonte. Pas tyre ishin Kourtney Kardashian me të dashurin e saj Travis Barker, së bashku me Lady Kitty Spencer, January Jones dhe Helen Mirren, të cilat u mbuluan nën një mushama të verdhë me Vin Diesel. Kjo stuhi e çuditshme solli edhe një vërshim reagimesh të ndryshme, përfshirë shqetësimin dhe hilaritetin e plotë, pasi shumë njerëzve iu dukën videot e yjeve të famshëm shumë qesharake.

Help! Designers Domenico Dolce and Stefano Gabbana were seen legging down the runway with their hands over their heads while the storm commenced

Koleksioni i cili po prezantohej quhet “Collezione Genesi” dhe do të debutojë në tregun luksoz UNXD më vonë këtë muaj. Thuhet se do të lidhë fizikën me metafizikën dhe do të shfaqë artikuj veshjesh të stiluara personalisht nga vetë themeluesit Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana. Koncepti u frymëzua nga një ëndërr e një prej projektuesve, e quajtur “Dress from a Dream”. Koleksioni do të përqëndrohet në historinë e pasur dhe traditat artistike të qytetit të famshëm ‘lundrues’.