Auto & Moto

Fabrika e Tesla-s në Gjermani ul prodhimin e makinave!

Prodhimi i makinave në fabrikën gjermane të Tesla-s është reduktuar në më pak se 4,000 njësi në javë, sipas Business Insider, duke cituar dokumente të brendshme dhe burime anonime. Raporti thotë se prodhimi i 5,000 njësive i arritur në mars ndodhi një herë dhe se Tesla ka ulur gradualisht objektivin e prodhimit në 4,350 makina në javë gjatë muajit korrik-gusht, dhe më shumë në javët në vijim. Siç raportohet, objektivi përgjatë muajit korrik dhe gusht ishte ulur në 870 makina në ditë, por kishte ditë kur numri ishte edhe më i vogël.

Tesla monton vetëm crossoverin elektrik Model Y në Gjermani. Së fundmi, Tesla ka ngritur padi ndaj dy ish-punonjësve të paidentifikuar duke i akuzuar ata për një shkelje të të dhënave që ka prekur më shumë se 75,000 njerëz si rezultat i “gabimeve të brendshme”.

Sipas një njoftimi të postuar nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Maine, gjithsej 75,735 njerëz u prekën nga shkelja e të dhënave, përfshirë 9 banorë të Maine. Ndërkaq, kompanitë gjermane kanë shpallur plane të guximshme për të kaluar në prodhimin e makinave elektrike dhe për të luftuar kundër dominimit të Tesla-s, por në fakt ato janë edhe më mbrapa. Tesla shiti pothuajse 890,000 makina elektrike në gjysmën e parë të këtij viti, më shumë se Volkswagen, BMW, Mercedes-Benz dhe Porsche së bashku.