Tech

Facebook me të tjera risi kushtuar fëmijëve dhe adoleshentëve!

Kompania gjigante Facebook, pas pretendimeve se kjo platformë dëmton fëmijët, do të prezantojë disa veçori të reja duke përfshirë nxitjen e adoleshentëve për të bërë një pushim duke përdorur aplikacionin e tij për ndarjen e fotografive në Instagram. Përmes kësaj veçorie pritet të bëhet edhe “nxitja” e adoleshentëve nëse ata vazhdimisht shikojnë të njëjtën përmbajtje që nuk është e favorshme për mirëqenien e tyre.

Kështu Facebook-u po planifikon të vendosë kontrolle të reja për adoleshentët në baza fakultative, në mënyrë që prindërit ose kujdestarët të mbikëqyrin atë që adoleshentët e tyre po bëjnë në internet. Megjithatë kritikët thonë se planit i mungojnë hollësitë dhe ata janë skeptikë se tiparet e reja do të ishin efektive.

Këto nisma vijnë pasi Facebook njoftoi në fund të muajit të kaluar se po ndërpriste punën në projektin e tij “Instagram Kids“. Më herët, shefi i “Instagram”, Adam Moseri është shprehur se aplikacioni është për fëmijët e moshës nga 10 deri në 12-vjeç.

Ndërsa ne besojmë se krijimi i ‘Instagram Kids’ është gjëja e duhur për t’u bërë, Instagram dhe kompania e tij mëmë Facebook do të rivlerësojnë projektin në një datë të mëvonshme. Ndërkohë, Instagram do të vazhdojë të përqendrohet në sigurinë e adoleshentëve dhe zgjerimin e funksioneve të mbikëqyrjes prindërore për adoleshentët.

Rikujtojmë se, së fundmi, Facebook ka deklaruar se do të fillojë të ndalojë shitjen e paligjshme të zonave të mbrojtura të pyjeve tropikale të Amazonës në faqen e tij. Sipas mediave të huaja, gjiganti i mediave sociale ndryshoi politikën e tij pas një hetimi të BBC.

Masat e reja do të zbatohen vetëm për zonat e ruajtura dhe jo për pyjet në pronësi publike. Lëvizja do të kufizohet në Amazon, e jo në pyjet dhe habitatet e kafshëve të egra në të gjithë botën. Sipas një studimi të fundit nga “Think Ipam” (Instituto de Pesquisa Ambental da Amazonia), një e treta e të gjithë shpyllëzimit ndodh në pyjet në pronësi publike në Amazon.