Tech

Facebook vjen me ndryshime të reja!

“Facebook” ka nisur një menu të re që lejon profilet personale, publike dhe të faqeve të tjera që të kufizojnë përdoruesit nga futja e komenteve. Rrjeti social tha:

Ndryshimi i audiencës që mund të komentojë në një postim duhet t’u lejojë administratorëve të kontrollojnë më tej bisedën dhe të zvogëlojnë ndërveprimet e mundshme të padëshiruara.

E njëjta risi është në dispozicion për menaxhimin e markave, në mënyrë që të garantojë një dialog të respektueshëm me politikat vetëm me personat ose faqet e etiketuara. Zëvendës/presidenti i Facebook për Çështjet Globale, Nick Clegg tha se:

Media sociale i lejon njerëzit të diskutojnë, të ndajnë dhe të kritikojnë lirshëm dhe në një shkallë të gjerë, pa kufij ose ndërmjetësim të detyruar më parë nga media tradicionale, por ne jemi të vetëdijshëm se ka nevojë për rregulla bazë të rëna dakord, si në platformat e medieve sociale, ashtu edhe në shoqëri në përgjithësi.

Nëpërmjet kësaj risie, kur redaktoni postimin, pasi ta keni botuar, një ikonë në formën e një mesazhi me fjalët “kush mund të komentojë në postimin tuaj” do të hapë tre opsione të ndryshme, nga të cilat mund të zgjidhni nëse do t’i lini komentet të hapura për të gjithë, vetëm për miqtë ose ekskluzivisht për personat dhe faqet e përmendura.

Rikujtojmë, se Google po ndryshon politikën e punës nga shtëpia dhe po planifikon të kthejë më shumë njerëz në zyrat e kompanisë në SHBA.