Celebrities Gossip Showbiz

Fansat e Sarah Berishës gjejnë sozinë e saj, ja kush është ajo!

Një banore e cila shkaktoi jo pak bujë në edicionn e parë të “Big Brother Vip” ishte dhe Sarah Berisha, e cila me lidhjen e saj me PM shkaktoi shumë thashetheme duke u bërë gjithashtu kryefjalë e mediave. Shpesh dyshja ndajnë me ndjekësit e tyre momente mjaft romantike me njëri- tjetrin.

Së fundmi ndjekësit e saj në Instagram kanë shpërdarë disa foto, ku kanë treguar ngjashmërinë e Sarës me një blogere zvicerane, e cila quhet Hilal Yetiski dhe duke u shprehur se kanë gjetur sozinë e saj. Pas kësaj është vënë re se të dyja blogeret kanë bërë follow njëra-tjetrën në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

Të gjithë e dinë lidhje e fortë që Sarah ka me motrën e saj, Ditea, ku dhe kanë një tatuazh të njëjtë dedikuar njëra-tjetrës dhe shpesh herë postojnë foto dhe video nga përditshmëria e tyre. Të dyja motrat kanë postuar një foto kur kanë qenë të vogla e duket që në atë kohë kanë qenë të pandara me njëra-tjetrën.