Celebrities Gossip Showbiz

Fansat nuk e njohin Madonna-n në videon e fundit në TikTok ku shfaqet duke kërcyer!

Madonna u shfaqi fansave një kërcim të ngadaltë me të brendshme me dantella dhe korse të zezë mëndafshi, por jo të gjithë ishin të lumtur për këtë. 63-vjeçarja, e cila kohët e fundit është vënë nën kritika për përdorimin e saj të rëndë të filtrave që ndryshojnë fytyrën, tundi ijet e saj nga njëra anë në tjetrën.

Duke shtuar zinxhirë të trashë argjendi dhe gjerdan me kryq, Mbretëresha e Pop-it mbajti një vështrim pa shprehje teksa kërcente në videon e TikTok. Shumë fansa vunë në dukje se ishte në orët e para të mëngjesit kur ajo postoi videon, ndërsa të tjerë iu lutën që të përmbahej. Ylli dukej se kishte njolla të shpërndara nëpër hundë dhe nën sytë e saj, një tipar popullor i filtrave të fytyrës. Një ndjekës ka shkruar:

Madonna është 5 e mëngjesit.

Një tjetër shkroi:

Është pothuajse ora 6 e mëngjesit Madonna, çfarë po bën?

Një tjetër tha:

Unë e dua Madonna-n, por seriozisht, çfarë po ndodh me të së fundmi?!

Një tjetër pyeti:

Jam shumë i hutuar. A është vërtet Madonna kjo? Apo është dikush që ka paguar miliona për t’u dukur si Madonna?

Megjithatë, jo të gjithë ishin të shqetësuar për videon. Një tjetër shtoi:

Të gjithë e përqeshni atë, por shpresoj të kem kaq shumë besim në moshën e saj. Ajo duket e mrekullueshme për moshën e saj. Ajo është Madonna e vetme. Përuluni me respekt.

@madonna

♬ original sound – madonna