Bota e magjistarëve të Harry Potter po zgjerohet. Filmi i tretë i “Fantastic Beasts”, serialit paraprak të “Harry Potter”, po vjen në kinema më shpejt nga sa pritej. “Fantastic Beasts: The Secrets of Dumbledore” pritet që të debutojë në kinema në 15 prill të vitit 2022. Filmi i zhanrit fantazi ishte planifikuar fillimisht të shfaqej me 15 korrik por që çdo gjë ndryshoi.

Titulli zyrtar dhe data e lançimit u njoftua përmes llogarisë në rrjetin social Instagram. Seriali është vendosur disa dekada para se Harry, Ron dhe Hermione të hynin në botën e Hogwarts. Filmat përqendrohen tek Newt Scamander, i cili bëhet mik i ngushtë i një të riu Albus Dumbledore.
Gjatë përmbledhjes zyrtare të filmit është thënë se profesori Albus Dumbledore e di se magjistari i fuqishëm i errët Gellert Grindelwald po lëviz për të marrë kontrollin e botës së magjistarëve, në pamundësi për ta ndaluar i vetëm, ai i beson Newt Scamander të udhëheqë një ekip të patrembur magjistarësh, shtrigash dhe një bukëpjekësi trim Muggle në një mision të rrezikshëm, ku ata ndeshen me kafshët e vjetra dhe të reja dhe përplasen me legjionin e ndjekësve të Grindelwald.
Filmi i tretë “Fantastic Beasts” vjen pas filmit në vitin 2018 me titull “Fantastic Beasts: The Crimes of Grindelwald.”dhe atij të vitit 2016 “Fantastic Beasts and Where To Find Them”.
Pas problemeve dhe mosmarrveshjeve kur Johnny Deep u largua filmi edhe pse ai kishte rolin e Gellert Grindelwald, Mads Mikkelsen ishte aktori që e zëvëndësoi Depp në rolin e rëndësishëm të magjistarit të errët Grindelwald. Ai u bashkua me kastin e aktorëve si Katherine Waterston, Alison Sudol, Ezra Miller, Dan Fogler dhe Jessica Williams, të cilët të gjithë së bashku po mundohen që të sjellin një krijim fantastik të këtij filmi.