Celebrities Gossip Showbiz

Flori Mumajesi dhe moderatorja e njohur konfirmojnë se janë në një lidhje dashurie?

Këngëtari i njohur, Flori Mumajesi padyshim që është një nga kantautorët më të mirë dhe më të suksesshëm të vendit tonë. Ndër vite ai ka krijuar këngë që vazhdojnë të mbeten në memorien e njerëzve, nga ato më ritmike e deri tek baladat e ndjera.

Jo vetëm për muzikën e mirë, por artisti është përfolur gjithashtu shpesh edhe për jetën e tij private. Ama duket se me postimin e fundit i ka dhënë fund të gjitha aludimeve. Flori dhe moderatorja e njohur Liberta Spahiu kanë lënë të kuptohet për ndjekësit se janë në një lidhje dashurie. Kjo pasi të dy e kanë nisur vitin 2023 duke postuar foto me njëra-tjetrën, ku së fundmi Liberta ka postuar një foto me Florin pranë pemës së Vitit të Ri dhe ka shkruar:

M falni se jemi vonuar pak

Me foto te bredhi

Në urimin e tij për TAR, artisti rrëfeu për herë të parë arsyen e vërtetë të ngjarjes së shumëpërfolur ku ai fshiu nga të gjitha platformat sociale këngët e tij.