Botë e Çuditshme

Arkeologët zbulojnë mumien 800-vjeçare në Peru!

Një grup arkeologësh në Peru kanë zbuluar trupin e një mumie, që mund të jetë 800-vjeçare. Kjo mumie para-inkase u zbulua në kompleksin arkeologjik të Cajamarquilla, që ndodhet në lindje të Lima-s.

Mumia u gjet në një pozicion të mbledhur dhe e lidhur me litarë në të gjithë trupin. Pranë saj u gjetën edhe objekte të tjera si tenxhere dhe poçe prej qeramike. Sipas mediave lokale, arkeologët shpresojnë se ky zbulim do të hedhë dritë mbi kulturën Chaclla.

Mbetjet e mumifikuara thuhej se ishin të një personi nga kultura që u zhvillua midis bregdetit dhe maleve të vendit, përpara ngritjes së Perandorisë Inca në vitet 1400.

Gjinia e mumies nuk dihet ende. Arkeologu Pieter Van Dalen Luna, i cili punoi në gërmime, shtoi se mbetjet janë të një personi që jetonte në rajonin e lartë të vendit. Ai tha:

Karakteristika kryesore e mumies është se i gjithë trupi ishte i lidhur me litarë dhe me duar që mbulonin fytyrën, gjë që do të ishte pjesë e modelit lokal funeral. Daktimi me radiokarbon do të japë një kronologji më të saktë.

Peruja është shtëpia e qindra vendeve arkeologjike nga kulturat që u zhvilluan para dhe pas Perandorisë Inca. Perandoria dominonte pjesën jugore të Amerikës së Jugut, nga Ekuadori jugor dhe Kolumbia në Kilin qendror.