Showbiz

Sërish duke dhunuar një vajzë?! Chris Brown mohon akuzat

Ditën e kaluar këngëtari i famshëm Chris Brown u fotografua në shtëpinë e tij në Miami duke u argëtuar me miqtë por pamjet e publikuara online tregojnë diçka krejt tjetër.

Ylli i rrymës R&B është shfaqur duke shtrënguar një vajzë në fyt e cila fillimisht dukej e trembur nga ky veprim i këngëtarit por më pas e kaloi situatën duke qeshur.

Vite pas ngjarjes së dhunës ndaj Rihanna-s, Chris është akuzuar sërish nga publiku por edhe nga fansat e tij të cilët jo vetëm që nuk e kanë toleruar një veprim të tillë por i kanë kërkuar autoriteteve të marrin masa.

Megjithëse të gjithë janë të irrituar nga këto pamje, vetë Brown ka bërë një deklaratë kundrejtë akuzave duke i cilësuar ato si qesharake. Ai u shpreh se vajza është mikesha e tij dhe se ata thjeshtë po luanin e po bënin humor.

Ai nuk do të vinte kurrë dorë mbi një femër dhe se këto fjalë kundra tij kanë për qëllim ta bëjnë fajtor dhe t’i shkatërrojnë karrierën. Gjithashtu edhe avokati i tij i ka mohuar akuzat ndërsa sa i përket vajzës në fjalë ajo nuk ka pranuar të japë asnjë koment apo shpjegim.

Kujtojmë se edhe në vitet e kaluara, dhjetra padi nga femra të ndryshme janë ngritur kundra Chris Brown për dhunë fizike.