Celebrities Gossip Live From Tirana Showbiz

Genta Gjalpi e habitur me Ledjonën dhe reagimet e saj: “Jashtë është shumë e shkathët…”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike ish-konkurrentja e “BB”, Genta Gjalpi. Mbrëmjen e djeshme spektakli nisi me përplasjen mes Meritonit dhe Ledjonës që u duk sikur Meritoni po përdorte emrin e vajzës së saj. Si e gjykon Genta këtë sjellje të banorit?

Ashtu ishte, po e përdorte. E tradhtonte mimika që ishte duke bërë ironi. Unë Ledjonën e njoh jashtë dhe habitem si e ka mbajtur veten. Po tregohet shumë e urtë, në krahasim me vajzën e shkathët që është jashtë, që une e njoh në Korçë. Paska pasur nerva të çelikta. Banorët e këtij viti nuk po më pëlqejnë fare, duket sikur janë shpërfytyruar, sikur ju kanë bërë gjilpërë për të nxjerrë vetëm anën e keqe. Aty vetëm grushti ka mbetur pa u dhënë.

Shpërthimi i Erjolës pasi Meritoni prishi sfidën?

Aty është shumë e vështirë ta mbash veten të qetë aq më tepër njerëzit që janë të varur nga nikotina dhe kafja. Mendoj se çdokush në atë pikë mund të shpërthente.

Përplasja Rike-Egla?

Nëse Egla po loz është duke luajtur rolin më të keq të jetës së saj. Nga ky “BBV” nuk kam fare fjalë sepse po fola do flas vetëm keq. Më vjen keq sepse realisht nuk ka asnjë 100 milionësh që mund të rikuperojë ato depresionet post lojës.