Celebrities Gossip Showbiz

Georgina Rodriguez kritikohet sërish: “Jeton në një botë të ndarë, i mungojnë shumë informacione për jetën!”

Georgina Rodriguez ka përfituar nga turneu i saj në Spanjë për të promovuar sezonin e dytë të dokumentarëve të saj në Netflix, ‘I am Georgina’. Partnerja e Cristiano Ronaldos ishte në emisionin ‘El Hormiguero’ ku bëri disa komente interesante për jetën e saj të re me familjen në një vend si Arabia Saudite.

Kalimi i Ronaldos te Al-Nassr në merkaton e janarit do të thoshte se familja e tij duhej të transferohej në Mbretërinë e Arabisë Saudite. Megjithatë, 29-vjeçari nuk ka kaluar një kohë pozitive në Spanjë. Disa programe në vendin europian kanë sulmuar partneren e Cristianos, për stilin e saj të jetesës dhe për këtë reality show që nuk tregon realitetin e vërtetë të jetës së saj.

“Ajo jeton në një botë të ndarë dhe i mungon shumë informacioni për jetën në përgjithësi”, ishin fjalët e gazetares spanjolle Emma Garcia në programin “Fiesta” të Telecinco.

Garcia ishte mjaft e ashpër në komentet e saj ndaj Georginës në një program të transmetuar të dielën dhe që ka një audiencë të madhe. Ndërkohë drejtuesi i atij programi shtoi:

Këto deklarata janë të pavend, realiteti është realitet. Mendoj se është injorancë në përgjithësi. Për mua është injorancë dhe mungesë informacioni. Ajo nuk ka nevojë.

Muajt e fundit kanë parë një rritje të pandalshme në karrierën e Georgina Rodriguez. Nga partnerja e Cristiano Ronaldos, ajo është bërë një grua me ndjekës të shumtë në rrjetet e saj sociale për të gjitha aktivitetet e saj të rëndësishme. Jeta e saj në Arabinë Saudite po i jep asaj shumë për të folur, diçka që është konfirmuar me reality show-n Netflix që po gjeneron shumë shikues. Georgina ka njerëz që e mbështesin dhe e admirojnë, por ka edhe të tjerë që e kritikojnë, siç ka ndodhur me këtë program në Spanjë.