Celebrities Gossip Showbiz

Getoar ti je? Reperi shfaqet me një ‘look’ të çuditshëm dhe ne nuk dimë si ta komentojmë…

Ghetto Geasy është padyshim një ndër ‘veteranët’ më të mirë në fushën e repit. Prej shumë vitesh tanimë, ai vazhdon të prodhojë këngë të reja që bëhen menjëherë hit. Përpos pjesës së muzikës që dihet tanimë se është ndër më të mirët, Getoari shpesh është diskutuar edhe për stilin e tij shumë të veçantë.

Ashtu si tek veshjet, ashtu edhe në modelin e flokëve apo të mjekrrës, reperi gjithmonë arrin të të tërheqë vëmendje. Megjithatë, pak më parë Getoari ka postuar një selfie në Instastory duke na treguar ‘modelin’ e ri të flokëve dhe duket vërtet çuditshëm me të.

Për më shumë po jua lëmë ju komentet…

Para 3 muajve, Ghetto Geasy publikoi këngën e tij më të re në bashkëpunim me Stine-n. “Andiamo” ka plot 3 milion klikime dhe erdhi si një projekt shumë veror nga dy artistët.

Pak ditë më parë, prezantuesja bukuroshe Marina Vjollca, njëkohësisht dhe partnerja e Getoarit e pranoi haptazi pas shumë spekulimeve se është shtatzënë dhe se çifti janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Gjinia e fëmijës që po presin ende nuk është zbuluar edhe pse përflitet se mund të jetë vajzë.

Pasi e bënë publike, prezantuesja së bashku me partnerin e saj u nisën për në Dubai me pushime dhe më pas në Itali për bashkëpunimin e Marinës me Elissabeta Franchi-n.

Ndërkohë kujtojmë se, kënga e fundit e reperit ishte në bashkëpunim me Majk dhe këngëtarin e njohur Ermal Fejzullahu, e cila u kritikua në fillim të lançimit të saj për mungesë origjinaliteti. Megjithatë, kënga është klikuar mbi 8 milion herë vetëm 5 muaj nga publikimi.