Showbiz

Gjatë krizës martesore, Willow Smith donte që prindërit e saj të divorcoheshin

Jada dhe Will Smith gjithmonë kanë qenë të hapur të flasin për martesën e tyre sidomos sa i përket problemeve dhe krizës mes tyre.

Megjithëse kanë treguar se e kanë lënduar shumë njëri-tjetrin ndër vite, është një person që dëshironte që ata t’i jepnin fund martesës së tyre në mënyrë që të gjithë të ishin më të qetë.

Bëhet fjalë për vajzën e dyshes së famshme, Willow e cila ishte gjithashtu e lënduar nga këto situata në familjen e saj.

“E kam menduar shpeshherë, do të doja t’i shihja ata të divorcuar sesa të palumtur në të njejtën shtëpi” ,-tha ajo për “People”.