Celebrities Love & Sex Showbiz

Gjithçka që duhet të dini për familjen e madhe dhe të bukur të Alec dhe Hilaria Baldwin!

Familja e Baldwin po bëhet edhe më e madhe. Alec Baldwin dhe gruaja e tij Hilaria Baldwin kanë gjashtë fëmijë së bashku dhe së fundmi njoftuan se presin të shtatin në vjeshtë. Vetë Hilaria tha se:

Pas shumë ulje-ngritjeve gjatë viteve të fundit, ne kemi një surprizë të madhe: një tjetër Baldwin-ito po vjen këtë vjeshtë . Ishim shumë të sigurt se familja jonë ishte e kompletuar dhe ne jemi më shumë se të lumtur me këtë surprizë. Po ndaj me ju momentin që u thamë fëmijëve, siç mund ta shihni, ata janë super të emocionuar! Fëmija ynë i ardhshëm është një pikë shumë e ndritshme në jetën tonë. Një bekim dhe një dhuratë në kohë të tilla të pasigurta. Më ka marrë malli gjatë pushimit tim nga rrjetet sociale. Jam kthyer dhe pres me padurim të vazhdoj me ju këtë udhëtim që ne e quajmë “jetë”. Dashuri për ju dhe të dashurit tuaj!

Çifti ndan dy vajza, María Lucía Victoria dhe Carmen Gabriela, dhe katër djem Rafael Thomas, Leonardo Ángel Charles, Romeo Alejandro David dhe Eduardo “Edu” Pao Lucas. Alec është gjithashtu baba i vajzës Ireland Baldwin, 26 vjeç, të cilën e ndan me ish-bashkëshorten Kim Basinger. Alec dhe Hilaria janë të martuar që nga viti 2012 dhe mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku në vitin 2013. Lajmet për shtatzëninë e Hilarias vijnë pasi ajo pësoi një abort dhe një humbje shtatzënie në 2019. Ju njohim me yjet e vegjël të famijles Baldwin, fotot e të cilëve i ka ndarë në rrjetet sociale vetë mamaja e tyre.

Carmen Gabriela
Rafael Thomas
Leonardo Ángel Charles
Romeo Alejandro David
Eduardo ‘Edu’ Pao Lucas
María Lucía Victoria