Celebrities Gossip Showbiz

Alec Baldwin, së shpejti baba për herë të tetë!

Së fundmi, Hilaria Baldwin ka njoftuar se është shtatzënë me fëmijën e 7 me aktorin e njohur, Alec Baldwin. Hilaria e dha këtë lajm ne anë të një video të publikuar në rrjetin e saj social Instagram teksa shkruante këto fjalë:

Pas shumë ulje-ngritjeve gjatë viteve të fundit, ne kemi një surprizë të madhe: një tjetër Baldwin-ito po vjen këtë vjeshtë . Ishim shumë të sigurt se familja jonë ishte e kompletuar dhe ne jemi më shumë se të lumtur me këtë surprizë. Po ndaj me ju momentin që u thamë fëmijëve, siç mund ta shihni, ata janë super të emocionuar! Fëmija ynë i ardhshëm është një pikë shumë e ndritshme në jetën tonë. Një bekim dhe një dhuratë në kohë të tilla të pasigurta. Më ka marrë malli gjatë pushimit tim nga rrjetet sociale. Jam kthyer dhe pres me padurim të vazhdoj me ju këtë udhëtim që ne e quajmë “jetë”. Dashuri për ju dhe të dashurit tuaj!

Hilaria dhe Alec janë prindër të vajzave Carmen, 8 vjeçe, María Lucía, 13 muajshe, si dhe djemve Rafael, 6 vjeç, Leonardo, 5, Romeo, 3 dhe Eduardo 18 muajsh. Alec është gjithashtu baba i vajzës Ireland, 26-vjeçe, të cilën e ka me ish-bashkëshorten Kim Basinger. Hilaria dhe Alec janë martuar në qershor të vitit 2012.

Rikujtojmë se pas incidentit të bujshëm gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Oscars 2022”, ku Will Smith goditi komedianin Chris Rock, të shumtë kanë qenë aktorët dhe yjet e njohur që kanë reaguar. Disa i dolën në mbrojtje Will-it dhe disa Chris-it. Alec Baldwin ka reaguar dhe ka mbështetur Chris Rock. Aktori dhe producenti 63-vjeçar u shfaq në rrjetet sociale me një mesazh për Rock.

Ndërkaq, Alec do të kthehet në punë si aktor në Itali pas aksidentit fatal në sheshxhirimin e “Rust” tetorin e kaluar. “Minerva Pictures” e Italisë dhe “ILBE” e Andrea Iervolino dhe Monika Bacardi kanë zbuluar se si Alec Baldwin ashtu edhe vëllai i tij Daniel Baldwin kanë marrë pjesë në dy filma që po prodhojnë së bashku dhe të cilët së shpejti do të xhirohen në Romë.