Tech

Gjithçka rreth Windows 12!

Windows 12 pritet të prezantohet gjatë këtij viti dhe vjen i mbështetur nga Inteligjenca Artificiale. Prej kohësh është spekuluar se Windows 12 do të varet më shumë nga sistemet dhe zgjidhjet e Al. Kompjuterë të tillë do të përfaqësojnë një gjeneratë të re, në të cilën Microsoft sheh potencial të ri.

Sipas një raporti nga analistë të TrendForce, aplikacionet e Al do të zgjerohen dhe përpunohen, për t’u transferuar pjesërisht në shërbimet dhe serverët e mëdhenj të kompjuterëve. Rrjedhimisht, edhe ata do të duhet të jenë më të fuqishëm prandaj këtë vit pritet shfaqja e procesorëve më të avancuar, të cilët më së paku duhet të ofrojnë 40 TOPS.

Kompjuterët me Al pritet të fuqizohen nga çipa si Snapdragon X Elite i Qualcomm, seria Ryzen 8000 e AMD, dhe Lunar Lake e Intel. Gjithashtu, Windows 12 pritet të sjellë edhe një Copilot të integruar thellë në të dhe një asistent të bazuar në Al. Duke marrë parasysh të gjitha funksionet e Al, Microsoft do të rrisë sasinë minimale të memories deri në 16 GB. Rikujtojmë, se Microsoft ndaloi shitjen e Windows 10 Home dhe Pro për klientët.

Vetëm pak kohë më parë, kompania e Microsoft njoftoi se po vazhdon zgjerimin e saj në Inteligjencën Artificiale. Microsoft po sjell një ndryshim të ri në botën e teknologjisë pas gati 30 vjetësh, duke prezantuar një buton dedikuar Inteligjencës Artificiale (Al) në tastierat e tij Windows. Duke filluar nga ky muaj, shumë kompjutera të Microsoft Windows 11, do të shfaqin butonin “Copilot” që shoqërohet me Inteligjencë Artificiale