Bota

Gjithnjë e më shumë në mbështetje të LGBTQ+, Papa: Homoseksualiteti nuk është krim!

Papa Françesku kritikoi ligjet që kriminalizojnë homoseksualitetin dhe i quajti “të padrejta”.

Zoti i do të gjithë fëmijët e tij, ashtu siç janë.

Ati i Shenjtë iu bëri thirrje peshkopëve katolikë që i mbështesin ligjet, t’i mirëpresin njerëzit e komunitetit LGBTQ+ në kishë. Gjatë një interviste për Associated Press, Papa Françesku theksoi:

Të jesh homoseksual nuk është krim!

Por, Papa pranoi se peshkopët katolikë në disa pjesë të botës mbështesin ligjet që kriminalizojnë homoseksualitetin ose diskriminojnë komunitetin LGBTQ+.

Të tilla qëndrime ia atribuon prejardhjes kulturore e vuri në dukje se peshkopët, në veçanti, duhet t’i nënshtrohen një procesi ndryshimi për të njohur e mbështetur dinjitetin e gjithsecilit.

Këta peshkopë duhet të kenë një proces konvertimi. Ata duhet të aplikojnë butësi. Ju lutem, siç ka Zoti për secilin prej nesh.

Në tetor të vitit 2020, Papa Françesku bëri deklaratën e tij më të bujshme deri në atë kohë, lidhur me çiftet gay.

Ata janë fëmijë të Zotit dhe kanë të drejtën e një familjeje.

Komentet e tij u shfaqën në një dokumentar te ri dhe praktikisht përbëjnë devijimin me të fortë prej rregullave të Vatikanit e paraardhësve në krye të Kishës Katolike.

Askush nuk duhet të dëbohet apo të ndihet keq për atë që është. Ajo çfarë ne duhet të krijojmë është një ligj për bashkimin civil. Në këtë mënyrë, ata do të jenë të mbuluar ligjërisht.

Të tilla komente dhe veprime përbëjnë një kthesë të qartë krahasuar me një deklaratë ta mëparshme mbi të drejtat LGBTQ+. Në vitin 2013, në librin “Në Qiell dhe Tokë”, theksonte se “vendosja e shenjës së barazimit mes lidhjeve të të njëjti seks dhe martesave heteroseksuale, përbënte regres antropologjik”.

Madje shprehej se “nëse çifteve të tilla do t`iu lejohej birësimi, kjo mund të cënojë fëmijët, pasi çdo i mitur, ka nevojë për një baba mashkull e një nënë femër që mund t’i ndihmojë të formojnë identitetin e tyre”.

Sipas organizatës The Human Dignity Trust, e cila punon për t’u dhënë fund ligjeve që diskriminojnë komunitetin LGBTQ+, rreth 67 vende ose juridiksione në mbarë botën kriminalizojnë homoseksualitetin, 11 prej të cilave mund të vendosin dënimin me vdekje.