Celebrities Film & Tv Showbiz

Gjobitet produksioni i filmit ku Alec Baldwin qëlloi për vdekje kineasten Halyna Hutchins!

Së fundmi, produksioni i filmit “Rust”, “LLC”, është gjobitur me mbi 136 mijë dollarë nga “Occupational Safety and Health Administration”, disa muaj pasi kineastja Halyna Hutchins u qëllua për vdekje nga aktori Alec Baldwin. Në një raport të ri, zyrtarët e sigurisë thanë se kompania tregoi indiferencë të qartë ndaj rreziqeve të njohura që lidhen me përdorimin e armëve të zjarrit në set, që rezultuan në një fatalitet, lëndim të rëndë dhe kushte të pasigurta pune.

Sekretari i Kabinetit të Mjedisit, James Kenney në një deklaratë të fundit tha se:

Hetimi ynë zbuloi se ky incident tragjik nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse Produksioni i filmit ‘Rust’, ‘LLC’ do të kishte ndjekur standardet kombëtare të industrisë së filmit për sigurinë e armëve të zjarrit. Ky është një dështim i plotë i punëdhënësit për të ndjekur protokollet e njohura kombëtare që i mbajnë punonjësit të sigurt.

Gjoba prej 124 mijë eurosh është maksimumi i lejuar sipas ligjit të New Mexico. Rikujtojmë, se Hutchins ndërroi jetë në xhirimet e filmit “Rust”, ndërkohë që regjisori Joel Souza mbeti i plagosur. Askush deri më tani nuk është akuzuar penalisht për të shtënat.

Alec i cili vrau aksidentalisht në setin e xhirimit të filmit “Rust” kineasten,  së fundmi ka deklaruar se po ndiqte udhëzimet e saj kur ia drejtoi armën, e cila rezultoi se kishte fishekë të vërtetë. Kjo deklaratë është dokumentuar në një dëshmi të tij, ndërsa pohohet gjithashtu se kontrata që ka firmosur në nisje të xhirimeve e mbronte atë nga përgjegjësia financiare në lidhje me vdekjen e Hutchins.

Sjellim në vëmendje se Baldwin u padit së fundmi për vrasjen e kineastes nga bashkëshorti i të ndjerës. Matthew Hutchins ngriti një padi duke pretenduar se aktori vrau në mënyrë të pakujdesshme gruan e tij. Baldwin dhe të pandehurit akuzohen se ishin të vetëdijshëm se kishte probleme me sigurinë e armëve të zjarrit në xhirimet e filmit dhe nuk morën masa për të siguruar rregullat bazë.