Celebrities Gossip Health & Beauty Showbiz

Hall e shëndoshë hall e dobët, aktorja e njohur ka humbur 35 kilogramë dhe mesa duket kjo gjë nuk i ka pëlqyer stafit të saj!

Sipas aktores së njohur Rebel Wilson, jo të gjithë në ekipin e saj të menaxhimit ishin të emocionuar për ‘udhëtimin’ e saj në humbjen e peshës. Ylli i “Pitch Perfect” ka dokumentuar transformimin e saj në rrjetet sociale për më shumë se një vit. Wilson tha për ‘BBC’ në një intervistë të fundit se ka marrë shumë reagime nga ekipi i saj këtu në Hollywood, kur tha:

OK, ky do të jetë viti i shëndetit, do të transformohem fizikisht dhe do të ndryshojë jetën time.

Dhe ata thanë:

Pse dëshironi ta bëni këtë, pse duhet ta bësh këtë?

Dhe unë u përgjigja:

Sepse fitoja miliona dollarë duke qenë vajza e shëndoshë dhe qesharake.

Wilson e shpalli vitin 2020 “Viti i Shëndetit” dhe filloi të ndante stërvitjet dhe humbjen e peshës në llogarinë e saj në Instagram. Aktorja 41 vjecare u shfaq së fundmi në tapetin e kuq të ‘AACTA Awards’, me një fustan-mini, që i nxirrte në pah këmbët. Ajo vlen të theksojmë se ka humbur 35 kilogramë dhe nuk resht së befasuari me look-un e ri.

Wilson gjithashtu ndau me fansat e saj të shumtë lajmin se sapo është publikuar libri i saj për fëmijë, me të cilin kishte kohë që po punonte. Përmes rrjetit të saj social, Instagram, ajo publikoi një video ku tregoi një kopje të librit, të quajtur “Bella the Brave”, me një kopertinë rozë.

Aktorja zbuloi se libri ka të bëjë me kapërcimin e ndrojtjes, një problem që dhe ajo e kishte kur ishte më e re. Nëpërmjet videos së postuar, aktorja u shpreh mbi librin se:

Ky është një libër për moshat mbi 3-vjeç dhe është i bazuar në fëmijërinë time. Ky libër i parë ka të bëjë me kapërcimin e ndrojtjtes. Mezi pres që të takoni Bella-n.