Celebrities Gossip Showbiz

“Shpërthen” gjyqi ndaj Rebel Wilson! Akuza për shpifje, kundërakuza dhe detaje që tronditin?

Në Gjykatën e Sidneit ka nisur procesi gjyqësor që ka vënë në qendër të vëmendjes aktoren e njohur Rebel Wilson, me akuza dhe kundërakuza që po trazojnë opinionin publik.

Padia është ngritur nga aktorja australiane Charlotte MacInnes, e cila pretendon se deklaratat publike të Wilson kanë dëmtuar rëndë reputacionin e saj.

Sipas saj, pohimet se ajo ishte ndjerë “e pakëndshme” pas një incidenti me një producent dhe më pas kishte tërhequr një ankesë për përfitime në karrierë janë “shpikje dashakeqe”.

Nga ana tjetër, Rebel Wilson kishte deklaruar më herët në rrjetet sociale se MacInnes ishte përfshirë në një situatë të pakëndshme gjatë xhirimeve të filmit “The Deb”, duke shtuar se ajo kishte tërhequr një ankesë në këmbim të roleve dhe një marrëveshjeje muzikore, pretendime që pala paditëse i mohon kategorikisht.

Në sallën e gjyqit janë paraqitur edhe mesazhe dhe email-e që lidhen me një incident të vitit 2023 në “Bondi Beach”, ku përfshihen MacInnes dhe producentja Amanda Ghost.

Sipas dëshmive, bëhet fjalë për një situatë pas një noti në det dhe përdorimit të një vaske për t’u ngrohur, pa kontakt fizik mes palëve.

Avokatët e MacInnes këmbëngulin se deklaratat e Wilson kanë shkaktuar dëm serioz në imazhin e saj, ndërsa mbrojtja e aktores së njohur i cilëson akuzat si të fabrikuara dhe thekson se karriera e paditëses nuk është dëmtuar.

Gjyqi, që pritet të zgjasë rreth nëntë ditë, premton të zbulojë detaje të reja dhe të nxisë debate të forta në industrinë e argëtimit.