Celebrities Music

Hera e parë si repere…Bashkëpunimi i ri muzikor i Fero-s me Genta Ismajlin nuk duhet humbur!

Ajo është një nga këngëtaret më të njohura të showbiz-it shqiptar e ndërsa ai një nga reperat më të përfolur të momentit. Bëhet fjalë për Genta Ismajlin dhe Fero-n te cilët prej kohësh kishin paralajmëruar bashkëpunimin e tyre të parë muzikor dhe sot ata kanë publikuar duetin e tyre. Projekti muzikor mban titullin “Level Up”.

Për herë të parë këngëtarja është shfaqur si repere. Kjo këngë është pjesë e albumit të Feros që mban titullin “Goat”. Nga ana tjetër, Genta Ismajli shumë shpejt do të publikojë bashkëpunimin e radhës me një artist turk që pritet të jetë mjaft i suksesshëm.

Rikujtojmë, se modelja e njohur Arbenita Ismajli dhe Fero shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë. Pak ditë pasi dyshja celebruan dashurinë e tyre, u zbulua se ata ishin në pritje të një fëmije. Genta nga ana tjetër është shumë e lumtur krah partnerit të saj, biznesmenit turk, Hussein Usta.