Gossip

Fero shpërthen me emocion: “Ka kaluar një vit pa e parë vajzën time, kërkoj vetëm…”

Reperi i njohur Fero ka folur sërish hapur për jetën e tij personale dhe për situatën e ndërlikuar me ish-bashkëshorten e tij, Arbenita Ismajli, që prej ndarjes së tyre të bujshme.

I ftuar në një emisionin së fundmi, artisti tregoi se ka kaluar tashmë një vit që nuk e ka parë vajzën e tij, Ninën, duke rrëfyer se kjo mungesë i ka shkaktuar dhimbje të madhe emocionale.

U bë një vit që nuk e kam parë vajzën. Herën e fundit kur e kam takuar ka qenë më 5 tetor, në Gjilan

-tha ai me zë të tronditur.

Fero pranoi se shpërthimet e tij publike ndaj Arbenitës kishin qenë rezultat i gjendjes së tij emocionale, duke theksuar se qëllimi i vetëm ishte të tërhiqte vëmendjen për të parë vajzën.

Nuk kam dashur kurrë të flas keq për të, sepse ajo është nëna e vajzës sime. Por kur kalon një kohë e gjatë pa e parë fëmijën, ndihesh keq emocionalisht. Ndoshta kam thënë ndonjë fjalë të pahijshme, por e kam bërë vetëm nga dëshpërimi. I kërkoj falje nëse është ndier keq

-u shpreh reperi.

Ai zbuloi gjithashtu se vendimi i gjykatës, që i lejonte ta takonte vajzën katër ditë në muaj, nuk është respektuar asnjëherë.

Sipas vendimit, duhet ta takoja javën e parë dhe të tretë të çdo muaji, por kjo nuk ka ndodhur. Çdo ditë i kam dërguar e-maila prokurorisë dhe ministrisë së drejtësisë me një kërkesë të vetme — të më lejohet ta takoj vajzën

Rrëfimi i sinqertë i Feros ka prekur shumë ndjekës, të cilët kanë reaguar me komente mbështetëse, duke kërkuar që çështja e tij të marrë zgjidhje dhe ai të ketë mundësinë të rivendosë kontaktin me të bijën.