Gossip

Fero mohon martesën e tij të dytë?

Reperi i njohur Fero ka sqaruar së fundmi statusin e tij sentimental, duke lënë të kuptohet se aktualisht nuk është në një lidhje dashurie.

Në një emision së fundmi, ai u shpreh se për momentin është plotësisht i përkushtuar ndaj karrierës muzikore dhe nuk dëshiron asgjë që ta shpërqendrojë nga objektivat e tij.

Me të tregu drejt, unë nuk jam duke u marrë me lidhje — jam i fokusuar në karrierën time. Nga përvoja ime, lidhjet të qesin nga rruga sepse kërkojnë përkushtim. Muzika dhe biznesi i saj janë shumë dinamikë, dhe nëse ke një partner, të dekoncentron nga sukseset. Kështu që, unë jam rehat kështu, më mirë merrem me muzikë

Deklarata e tij vjen pas raportimeve të shumta për jetën e tij private dhe pas zërave për një martesë të dytë, të cilën vetë reperi e kishte konfirmuar më herët në rrjetet sociale.

Pas një pauze dyvjeçare në muzikë, Fero është rikthyer me projekte të reja, duke theksuar se periudhën e mungesës e ka përdorur për reflektim dhe forcim shpirtëror, në përputhje me përkushtimin e tij ndaj fesë islame.

Gjatë intervistës, ai foli gjithashtu për situatën e tensionuar me ish-bashkëshorten Arbenita Ismajli dhe betejën ligjore për kujdestarinë e vajzës së tyre, temë që ka marrë vëmendje të madhe në media kohët e fundit.