Gossip Sport

Humbja e Anglisë në “Euro 2020” qenka parashikuar 8 vite më parë, por nga kush?

Super sfida e mbrëmshme Itali-Angli ka bërë bujë të madhe mediatike dhe kudo po flitet për fitoren spektakolare të Italisë. Tashmë nuk ka më “Football’s coming home” por “Football’s going to Rome”. Tifozët anglezë nuk e kapërdinë dot disfatën në finalen e “Euro 2020” dhe pritën disa tifozë italianë gjatë daljes së Wembey-t për t’i dhunuar.

Futbollisti italian Leonardo Bonucci e pranoi se ai ishte duke shijuar atmosferën armiqësore në stadiumin Wembley, pasi Italia mundi Anglinë në penallti për të fituar “Euro 2020”. Mbrojtësi i Juventusit shënoi golin e barazimit pasi Luke Shaw kishte kaluar në epërsi “Tre Luanët’ brenda dy minutash.

Ndërkaq, Giorgio Chiellini ka folur pas ndeshjes, duke treguar se kanë qarë dhe se kishin ndjerë diçka që në muajin maj. Kapiteni i Axurrëve ka zbuluar edhe një befasi që i kishte bërë portieri, Salvatore Sirigu të gjithë lojtarëve. Por e gjitha befasia qëndron te fakti se një tifoz ka arritur që të parashikojë saktë fituesin e “Euro 2020” tetë vite më parë.

Përdoruesi në rrjetin social Twitter, Cameron kishte bërë një postim më 22 shkurt të vitit 2013, duke parashikuar se kush do të ishte në finale. Ai kishte shkruar se Anglia do të humbte në finale të “Euro 2020” në penallti nga Italia dhe se asgjë nuk kishte ndryshuar që atëherë.

“Anglia humbi në finale të Euro 2020 ndaj Italisë në penallti dhe që atëherë nuk ka ndryshuar asgjë”,-kishte shkruar Cameron. Cameron ka rikthyer atë postim, duke bërë të ditur se e kishte parashikuar saktë një gjë të tillë. E pabesueshme, apo jo?!

Tani që Europiani u mbyll është koha të bëhen bilancet sidomos ato të finales në Wembley ku iu dha fund ëndrrës angleze që për herë të parë të ngjiteshin në çatinë e Europës.