Celebrities Gossip Showbiz

I dashuri i Loredanës i dhuron fanellën e tij shokut të saj dhe reperit të njohur shqiptar!

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera.

Lori ka qenë gjithmonë shumë e përfolur edhe për jetën e tij personale. Përmendim këtu historinë e saj me Mozzik, ndarjet, ribashkimet, ‘thumbat’ në rrjete sociale e dedikimet plot dashuri. Pas ndarjes përfundimtare, bukuroshja shpesh është përfolur për romanca të reja, por duket se këtë herë çdo gjë është zyrtare. Së fundmi me anë të disa fotove shumë romantike, ajo pranoi hapur lidhjen e saj më të re me futbollistin Karim Adeyemi të Borussia Dortmund.

Karim Adeyemi duket se po njihet me shoqërinë e partneres së tij. Ai ka menduar një dhuratë speciale për një prej reperëve më të njohur shqiptar, për mikun e Loredanës, Noizy-n. Ky i fundit ka bërë të ditur përmes një postimi se ka marrë dhuratë bluzën e futbollistit Karim Adeyemi, i cili luan për Dortmundin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Edhe pse lidhja e saj e re ka patur shumë paragjykime dhe komente negative, duket se kjo gjë nuk e ka ndikuar fare Loredanën, e cila ditën e sotme ka postuar disa foto të reja me të dashurin e saj dhe ajo çfarë ka marrë më shumë vëmendjen është shkrimi i saj.