Celebrities Gossip Showbiz

Loredana pranon hapur lidhjen e saj të re dhe poston fotot e para zyrtare në çift!

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera.

Lori ka qenë gjithmonë shumë e përfolur edhe për jetën e tij personale. Përmendim këtu historinë e saj me Mozzik, ndarjet, ribashkimet, ‘thumbat’ në rrjete sociale e dedikimet plot dashuri. Pas ndarjes përfundimtare, bukuroshja shpesh është përfolur për romanca të reja, por duket se këtë herë çdo gjë është zyrtare. Pak orë më parë me anë të disa fotove shumë romantike, ajo pranoi hapur lidhjen e saj më të re me futbollistin Karim Adeyemi të Borussia Dortmund.

“Faleminderit Zotit”, kanë shkruar dyshja krahas postimit.

Nga ana tjetër edhe ish- partneri i saj, Mozzik me të cilin ka dhe vogëlushen 4-vjeçare Hana, ka trazuar rrjetin me postimet e tij. Reperi vendosi që të ndante me publikun jo një, por disa të papritura. Ai u shpreh se këtë verë do të martohet e madje të bëhet edhe baba për herë të dytë. Mozzik po ashtu deklaroi se partnerja e tij ka mbi 2 milionë ndjekës në Instagram.