Celebrities Gossip Live From Tirana Showbiz

“I mban ison meshkujve kur bullizohet një vajzë…”/Olta Sheta flet për lojën e Françeska Muratit brenda shtëpisë së “BBV”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio ish-konkurrentja e “BB”, Olta Sheta. Pas shpalljes së Romeos finalist duket se kanë nisur sulmet e para të banorëve kundrejt tij. Si e komenton Olta këtë? Për këtë e shumë të tjera nga pjesa e parë e intervistës zbuloni duke klikuar në këtë link.

Ndërkaq, Françeskës i ra në dorë Pandora e famshme dhe banorja zgjodhi të dërgojë në televotim veten e saj, Rozën, Erjolën dhe Heidin e cila është në nominim të përhershëm. Si e komenton ish-banorja e “BB” këtë?

Deri diku e kam vlerësuar Françeskën si lojtare nuhatëse, është vigjilente por nëse do e cilësoja tamam tamam lojtare unë do të kisha nxjerrë Julin, Eglën, Meritonin dhe Heidin. Më të rrezikuarit do të ishin Meritoni dhe Heidi. Franceska shkon keq me Eglën dhe nuk e nxorri në nominim, një pikëpyetje e madhe. Nuk është lojtare aq e fortë sa të fus veten dhe nuk besoj se do të dalë. Dy herë që ka qenë në nominim ka qenë bishë, i frikësohet shumë nominimit. I jep vetes siguri që është një lojtare e madhe por është e rrezikuar. Ndoshta kërkon të dalë me nder, që nuk është treguar frikacake. Françeska nga një vajzë që është bullizuar, bullizon çdo vajzë aty brenda. I mban ison meshkujve kur bullizohet një vajzë aty brenda. Nga ana tjetër nuk po e shikoj fare feminizmin e Rozës, sado e keqe të jetë Egla ëshë femër.

Kush do të lërë shtëpinë sipas Oltës mbrëmjen e së shtunës?

Mendoj se del Roza, nuk ka çfarë jep më aty brenda. Është për të dalë Graciano pas Rozës. Erjolës i është hapur një pistë e re romance kështu që do të rri edhe kësaj jave.