Celebrities Music Showbiz

Ikona e muzikës J.Lo nderohet me çmimin e madh dhe ka dy fjalë për të thënë!

Gjatë ndarjes së çmimeve “MTV Movie & TV Awards 2022” të së dielës, diva e muzikës Jennifer Lopez u nderua me “Generation Award” ndryshe njihet si çmimi i gjeneratës i cili nderon aktorët, kontributet e larmishme të të cilëve si në film ashtu edhe në televizion i kanë kthyer ata në emra të njohur dhe mjaft të pëlqyre për publikun. Aktorja dhe këngëtarja e filloi fjalimin e saj të pranimit të çmimit duke iu referuar roleve kryesore të filmave të saj më të mëdhenj.

Unë i shikoj ata filma dhe shoh të gjithë njerëzit e mrekullueshëm me të cilët kam qenë e bekuar të njoh dhe të punoj me ta. Ti je po aq i mirë sa njerëzit me të cilët punon. Dhe nëse je me fat, ata të bëjnë më të mirë. Dhe unë kam qenë shumë me fat në këtë drejtim. Si aktore nuk jam asnjë nga gratë që kam luajtur, por ka një pjesë që është thellësisht e vërtetë për mua në secilin prej atyre personazheve. Meqenëse nuk mund të krijosh të vërtetën nëse nuk e ke jetuar me të vërtetë, keni një lloj tjetër liste të ‘faleminderimeve’ sonte. Dua të falënderoj të gjithë njerëzit që më dhanë këtë jetë. Dua të falënderoj njerëzit që më dhanë gëzim dhe ata që më thyen zemrën. Ata që ishin të vërtetë dhe ata që më gënjyen. Dua të falënderoj dashurinë e vërtetë dhe dua të falënderoj mënyrën se si gënjeva veten sepse kështu e dija që duhej të rritesha.

Këngëtarja e hitit “Cambia El Paso” vazhdoi të falënderonte “zhgënjimin dhe dështimin që e mësoi të bëhej më e fortë” duke shtuar edhe fëmijët e saj që e mësuan që të donte më shumë.

Dua të falënderoj të gjithë njerëzit që më thanë në fytyrë ose kur nuk isha në dhomë se nuk mund ta bëja këtë. Unë me të vërtetë nuk mendoj se mund ta bëja pa ju. Dhe e di që munda ta bëja edhe nga fansat që kanë parë filmat. Ju më njihni. Është një nder të jem në gjendje të lidhem me audiencën, të lidhem me ju. Ju dua. Faleminderit shumë.

Ajo gjithashtu falënderoi ekipin e MTV për mbështetjen e saj ndër vite. Duke përfunduar me një mesazh për të fejuarin e saj Ben Affleck, i cili nuk ishte i pranishëm, Lopez tha:

Më prit të ha darkë, do të kthehem në shtëpi në orën shtatë.

Lopez ka një karrierë filmike që përfshin dekada. Disa nga rolet e saj më të paharrueshme janë si legjenda e muzikës titullare në “Selena’ të vitit 1997, “Hustlers” të 2019-ës , si dhe disa komedi romantike gjatë viteve, duke përfshirë “The Wedding Planner”, “Maid in Mahhattan” dhe së fundmi “Marry Me”.