Celebrities Gossip Music Showbiz

Ikona e repit Dr. Dre nderohet me yll në “Hollywood Walk of Fame”!

Reperi Dr. Dre është nderuar zyrtarisht me yllin e tij në “Hollywood Walk of Fame”. Reperi dhe producenti nga Compton u nderua gjatë një ceremonie në 6840 Hollywood Blvd. Atij iu bashkuan yjet e rap-it, Snoop Dogg, Jimmy Iovine dhe drejtuesi i radios, Big Boy. Dr.Dre mori yllin e 2775-të në “Hollywood Walk of Fame”.

Kur Snoop u ngjit në podium, ai tha dy fjalë për yllin e famshëm. “Dua të më falënderoj”,-tha reperi teksa qeshi bashkë me turmën.  Ai falënderoi veten për punën me Dr. Dre që në vitet ’90. Duke lënë mënjanë batutat, ai e përshkroi Dr Dre si mësuesin mentorin, vëllanë, kujdestarin, mbrojtësin dhe më e rëndësishmja, një mik të mirë.

“Ti gjithmonë nxjerr në pah më të mirën dhe këtë unë e vlerësoj. Nuk do të kishte Snoop pa Dre. Së bashku, ne krijuam magji në studio dhe bashkëpunimet tona kanë lënë një gjurmë të qëndrueshme në botën e muzikës”,-tha ndër të tjerash Snoop. Fituesi shumë herë i ‘Grammy’-t bashkëthemeloi grupin rap ‘NWA’ dhe më pas nisi karrierën e tij të suksesshme solo me publikimin e këngës së mirënjohur të vitit 1992 “The Chronic”. Ai gjithashtu ka punuar me super yje të tjerë të hip-hop si Eminem, 50 Cent dhe Kendrick Lamar.

Rikujtojmë, se “Hollywood Walk of Fame” merr më shumë se 200 aplikime çdo vit, me të famshëm nga e gjithë bota që aplikojnë për t’i bërë yjet me emrin e tyre që të shfaqen në trotuarin e rrugës legjendare. Por, sa kushton të kesh një yll në Hollywood Walk of Fame? Pasi kanë bërë një listë të personazheve të famshëm që plotësojnë të gjitha kërkesat për një yll në Walk of Fame, si për shembull janë marrë me fushën e industrisë për më shumë se pesë vjet dhe kanë fituar një nga çmimet më të rëndësishme në fushën e tyre, ata që kanë marrë çmimin nga shumica e votave të publikut kalon në fazën tjetër.