Rajoni

Incidente në Kosovë, “ndëshkohen” serbët e paktë që konvertuan targat!

24 orët e fundit, në veri të Kosovës janë regjistruar tre raste të djegies së makinave apo pronës së qytetarëve që pranuan të konvertojnë me të Kosovës, targat e lëshuara nga Serbia. Kjo bëhet e ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme:

Serbia dhe strukturat ilegale në veri, po tentojnë të frikësojnë qytetarët, që po i konvertojnë targat. Propaganda e krerëve të shtetit serb, përfshirë presidentit të Serbisë dhe veprimet e strukturave ilegale ekstremiste e grupeve kriminale janë të koordinuara dhe në shërbim të njëra-tjetrës drejt qëllim të frikësimit të qytetarëve tanë në veri.

Një rreshteri të Policisë së Kosovës në veri, i cili konvertoi targat, në orët e mbrëmjes iu sulmua shtëpia dhe iu dogj një pjesë e saj.

Në Zveçan, një qytetari serb iu dogj një depo, pasi riregjistroi makinën e djalit të tij dhe po ashtu, një banori në komunat në veri, pas riregjistrimit, mbrëmë iu dogj vetura.

Këto grupe ilegale ekstremiste tashmë nuk kufizohen vetëm në shkelje të sovranitetit në veri, por ata shtypin qytetarët dhe vullnetin e tyre dhe kjo është bërë pengesë për jetën e përditshme të qytetarëve tanë atje, të cilët çfarëdo pajtueshmërie të qytetarëve për t’u legalizuar në jetën e përditshme i përgjigjen me presione, kërcënime, dhunë dhe sulme.

Për incidentet reagoi edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke fajësuar “strukturat ilegale”.

Serbët po “frikësohen” në mënyrë që të mos i marrin targat RKS. Ka një kohë të gjatë që qytetarëve serbë që po respektojnë dhe zbatojnë ligjet, që po i ndërrojnë targat, si rezultat i kësaj po u digjen shtëpitë dhe makinat. Të gjitha këto veprime të strukturave ilegale dëshmojnë se kjo në esencë është çështje e sundimit të ligjit.

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se nga 1 shtatori deri më 31 tetor, qytetarët serbë në veri mund të riregjistrojnë makinat e tyre në RKS. Besohet se rreth 10 mijë automjete qarkullojnë në veri, me targa të lëshuara nga Serbia me akronime serbe të qyteteve të Kosovës si KM, PR, PZ e të ngjashme.

Kabineti Kurti shprehet se pas 31 tetorit, këto makina nuk do të mund të qarkullojnë e as të kalojnë kufirin. Por, Lista Serbe paralajmëron barrikada nëse Kosova konfiskon automjetet apo targat e serbëve.