Celebrities Showbiz

Irina Shayk dhe Bradley Cooper sërish bashkë?!

Bradley Cooper dhe Irina Shayk u shfaqën së bashku me vajzën e tyre 4-vjeçare Lea, pasi ndezën spekulimet se romanca e tyre është rikthyer. Ish-çifti, i cili filloi lidhjen në pranverën e vitit 2015, dukeshin mjaft të lumtur teksa u fotografuan në qytetin e New York-ut këtë të shtunë. Ishte një shëtitje familjare, ndërsa aktori i njohur amerikan Bradley Cooper dhe modelja Irina Shayk, e çuan të voglën e tyre në qendrën “Lincoln” përpara se të shkonin në restorantin “Felice” për darkë, së bashku me shoqen e tyre Anne Hathaway dhe bashkëshortin e saj Adam Shulman.

“DailyMail” ka kontaktuar me përfaqësuesit e yjeve, të cilët deri më tani nuk kanë qenë të disponueshëm për të komentuar mbi thashethemet se ata mund të kthehen së bashku. Megjithatë, një burim thotë për “DailyMail” se:

Ata janë një familje që kanë një lidhje shumë të ngushtë, po nuk janë rikthyer zyrtarisht bashkë.

Megjithatë, kjo nuk ka i penguar njerëzit të mendojnë ndryshe pasi ata vazhdojnë të kalojnë më shumë kohë me njëri-tjetrin. Çifti mirëpritën vajzën e tyre Lea, në vitin 2017 dhe u ndanë pas katër vitesh së bashku në qershor të vitit 2019. Supermodelja ruse Shayk, së fundmi ka qenë në një lidhje me Kanye West në fillim të këtij viti, pasi ata shijuan një udhëtim romantik në Paris. Pavarësisht spekulimeve të vazhdueshme, një burim tha për “PEOPLE” se:

Marrëdhënia jetëshkurtër mes Irina dhe Kanye nuk ka qenë kurrë diçka serioze. Kanye ka qenë i zënë duke punuar dhe duke kaluar kohë me fëmijët e tij. Ky është fokusi i tij. Ai nuk ka kohë të njihet tani me dikë. Megjithatë, ata mbeten miq së bashku.

Kanye dhe Irina e kanë njohur njëri-tjetrin për të paktën një dekadë, pasi fillimisht kanë punuar së bashku kur ajo luajti rolin e një engjëlli në videoklipin muzikor për këngën e tij “Power”. Ndërkohë, ajo që i shoqëroi Bradley Cooper dhe Irina Shayk, ishte fituesja e çmimit Oscar, Anne Hathaway, e cila ka dy djem Jonathan 5 vjeç dhe Jack 2 vjeç me bashkëshortin e saj Adam. Në muajin mars, Shayk foli për revistën “Elle” në lidhje me ndarjen e kujdestarisë së vajzës së saj të vogël me Cooper. Supermodelja u shpreh se:

 Nuk e kam kuptuar kurrë termin bashkë-prindërim. Kur jam me vajzën time, jam 100% nënë dhe kur ajo është me babain e saj, ai është 100% babai i saj. Bashkë-prindërimi është prindërim.

Ndërsa për marrëdhënien e saj me ish-bashkëshortin Cooper, ajo rrëfeu se:

Lidhja ime e kaluar, është diçka që më përket mua dhe është private. Është vetëm një pjesë e brendësisë sime që nuk dua ta dhuroj. Unë nuk lexoj çfarë thuhet, sinqerisht, jam shumë e zënë me rritjen e një fëmije. Nëse duan të shkruajnë artikuj për mua, ata po bëjnë punën e tyre. Unë jam e përqendruar në jetën time dhe miqtë e mi. Pjesa tjetër është vetëm zhurmë.

Ajo e quajti Bradley si babai më i mrekullueshëm dhe shpjegoi se Lea nuk e sheh Irina-n si një supermodele, por si mami. Shayk gjithashtu vuri në dukje se mësoi se si të mbijetonte pa një burrë nga nëna dhe gjyshja e saj, pasi babai i saj vdiq kur ajo ishte 14-vjeçe. Supermodelja tregon se:

Ndihem më rehat në lëkurën time dhe e dua trupin tim. Më pëlqen të ha. Unë e vlerësoj ushqimin dhe e vlerësoj jetën. Unë me të vërtetë mendoj se kjo është ajo që moda po kërkon tani.

Rikujtojmë se, dyshja e njohur, Irina Shayk dhe Bradley Cooper nxitën sërish thashethemet për një ribashkim pasi u dukën të afërt gjatë një shëtitje në zonën West Village në Manhattan. Ish-partnerët u panë të lumtur teksa ecnin krah për krah gjatë kthimit në shtëpinë e aktorit.