Celebrities Gossip Showbiz

Irina Shayk është rikthyer sërish me Bradley Cooper?! Ja pse po aludojnë fansat…

Dyshja e njohur, Irina Shayk dhe Bradley Cooper nxitën sërish thashethemet për një ribashkim pasi u dukën të afërt gjatë një shëtitje në zonën West Village në Manhattan gjatë fundjavës. Ish-partnerët, të cilët kanë një vajzë 4 vjeçe të quajtur Lea, u panë të lumtur teksa ecnin krah për krah gjatë kthimit në shtëpinë e aktorit.

Bradley kishte veshur një pallto mbi një bluzë të thjeshtë, xhinse të errëta dhe atlete ngjyrë ulliri me lidhëse të kuqe. Për daljen e tyre, Shayk kishte veshur një xhaketë të gjatë të zezë mbi një këmishë të bardhë dhe pantallona të zi. Ajo u pa po ashtu me një maskë mbrojtëse për fytyrën, atlete të bardha dhe një çantë lëkure të zezë.

Ylli i pasarelave dhe Cooper bënë bujë kur njoftuan fundin e lidhjes së tyre katërvjeçare në vitin 2019. Së fundmi ajo u përfol për një romancë me Kanye West në fillim të këtij viti, pasi ata shijuan një udhëtim romantik në Paris, por nuk zgjati shumë dhe një burim pranë tyre tha se “mes tyre gjërat nuk ishin serioze”. Në mars, Shayk foli për revistën “Elle” për ndarjen e kujdestarisë së vajzës së saj të vogël me Cooper.

Nuk e kam kuptuar kurrë termin bashkë-prindërim. Kur jam me vajzën time, jam 100 për qind nënë dhe kur ajo është me babin e saj, ai është 100 për qind babai i saj. Bashkë-prindërimi është të jesh prind.

Ajo e quajti aktorin ‘babai më i mrekullueshëm’ në intervistë dhe shpjegoi se Lea, e cila ka lindur në mars të 2017-ës, nuk e sheh Irina-n si një supermodele, por si nënë.

Unë e kam këtë fotografi të madhe që më dha Peter Lindbergh në mur. Ajo gjithmonë bënë shaka duke më thënë: “Unë dua këtë nënë, nuk e dua atë nënë”.

Rikujtojmë se, fansat spekuluan se Bradley Cooper dhe Irina Shayk festuan Halloween së bashku, pasi modelja pozoi me një person që mbante veshur një kostum gorilla që përputhej me atë që kishte veshur ish-i i saj në vitin 2017. Pasi Irina Shayk postoi nga festimet e Halloween në Instagram, ndjekësit e saj menduan se dalluan një fytyrë të njohur pas njërës prej maskave drithëruese, atë të ish-it të saj, Bradley Cooper.