Celebrities Gossip Showbiz

Ish-bashkëshorti pretendon se Britney Spears po përdor lëndë narkotike, vjen reagimi i këngëtares!

Kohët e fundit, fansat e Britney Spears kanë qenë të frikësuar për shëndetin e saj mendor mes fotove nudo dhe postimeve të çuditshme në rrjetet e saj sociale. E gjithë kjo sjellje ka detyruar ish-bashkëshortin ta sulmojë në mënyrë publike. Në sulmin e fundit, ai shprehu pretendimet se Britney po përdor metamfetamina dhe se është gjithmonë në pritje të lajmeve për vdekjen e saj.

Kam frikë se ajo është në METH, jam lutur që dikush ta bëjë publike dhe që ajo të zgjohet. Është e tmerrshme. Ajo është nëna e djemve të mi. Unë nuk dua që djemtë të zgjohen një mëngjes dhe të shohin se nëna e tyre është në mbidozë.

Pas këtyre pretendimeve të Kevin Federline ka ardhur edhe reagimi i vet yllit të muzikës pop:

Fakti që njerëzit po pretendojnë gjëra që nuk janë të vërteta është kaq e trishtuar. Mund të mos jenë ata që thonë gjëra të tilla sepse nuk ka kuptim për mua që ata ta thonë këtë.

Britney iu referua një citimi nga gazeta, në të cilin djali i saj Sean Preston tha: “Shpresoj që ajo do të na dëgjojë…para se të jetë tepër vonë.”

Trishtohem sepse u përpoqa shumë t’i bëja gjërat si duhen për ty dhe kurrë nuk ishte mjaftueshëm. Pra ju djema shkoni dhe flisni për mua pas shpine…më thyen zemrën kjo gjë dhe lajmet janë kaq të ulëta.

Ndërkaq, edhe motra e këngëtares Jamie Lynn Spears zbuloi se ajo gjithashtu kishte frikë se Britney mund të përfundonte si Amy Winehouse.