Gossip Showbiz

Ish-bashkëshortja e Eminem tenton vetëvrasjen?!

Ish bashkëshortja e reperit të njohur, Eminem, Kim Scott është shtruar së fundmi në spital. Burime të afërta kanë treguar për mediat se Kim tentoi të vriste veten duke të prerë disa pjesë të trupit me thikë. Sipas tyre kjo ngjarje ka ndodhur para disa ditësh, por vetem së fundmi u bë publike nga autoritet përkatëse.

Ata e dërguan atë në spital për të bërë vlerësimin mjekësor dhe psikologjik dhe që atëherë ajo është kthyer në shtëpi. Se cili ka qenë shkaku që Scott të kryente këtë veprim ekstrem ende nuk dihet por pritet të zbulohet. Scott dhe Eminem kanë një vajzë së bashku, Hailie Jade. Rikujtojmë, se dyshja fillimisht u martuan në vitin 1999 dhe qëndruan deri në vitin 2001. Ata u martuan përsëri në vitin 2006 dhe u divorcuan përsëri më vonë atë vit.

Reperi i njohur për këngët si “The Real Slim Shady” dhe “Lose Yourself” u takua me Scott në shkollën e mesme. Ish-partnerja dhe njëkohësisht nëna e vajzës së tij ka qenë subjekt i disa këngëve të Eminem gjatë marrëdhënies së tyre të trazuar vazhdimisht gjatë viteve.

Ndërkaq, sa i përket Hailie Jade, vajzës së Eminem, mund të themi se ajo është shumë e rezervuar sa i përket jetës private. Por, mesa duket së fundmi bukuroshja vendosi të ndajë me ndjekësit një detaj nga jeta e saj. Bukuroshja postoi një foto me të dashurin e saj dhe të dy dukeshin shumë të lumtur e të dashuruar me njëri-tjetrin.

Ndërkaq, nëse ju ka shpëtuar si lajm, kohët e fundit thuhet se të rinjtë e Gjeneratës Z, ata që kanë lindur në fund të viteve 90’ e deri në vitin 2010 po përpiqen të “anullojnë” Eminem-in! Një trend i ditëve të fundit në aplikacionin “TikTok” kërkon që Eminem të “anulohet”, nisur nga tekstet e tij, sidomos në këngën ”Love the Way you Lie, në pjesën ku thuhet: ‘If she ever tries to f**king leave again/I’mma tie her to the bed and set this house on fire/’Nëse ajo ndonjëherë përpiqet të largohet përsëri/Unë jam duke e lidhur atë në shtrat dhe t’i vë flakën kësaj shtëpie’.