Gossip Showbiz

“Për faj të tij sot jemi me trauma”…Eminem ka përgjigjen epike për akuzuesit!

Kohët e fundit thuhet se të rinjtë e Gjeneratës Z, ata që kanë lindur në fund të viteve 90’ e deri në vitin 2010 po përpiqen të “anullojnë” Eminem-in! Një trend i ditëve të fundit në aplikacionin “TikTok” kërkon që Eminem të “anulohet”, nisur nga tekstet e tij, sidomos në këngën ”Love the Way you Lie, në pjesën ku thuhet: ‘If she ever tries to f**king leave again/I’mma tie her to the bed and set this house on fire/’Nëse ajo ndonjëherë përpiqet të largohet përsëri/Unë jam duke e lidhur atë në shtrat dhe t’i vë flakën kësaj shtëpie’.

Përdoruesit e TikTok-ut shfaqeshin nëpër video duke dëgjuar pjesë të tekstit të Eminem në këngën “Love the Way You Lie” në bashkëpunim me Rihanna-n. Ata e akuzonin Eminem-in se për shkak të këngëve të tij, sot ishin me trauma, ndaj i kërkonin reperit t’i jepte fund karrierës.

Kërkesa e tyre ka nisur një “luftë” mes brezash, ku Gjenerata Z kërkon “anullimin” e Eminem. Këto fjalë shkuan edhe në veshin e Eminem, i cili duket se nuk e ka prishur fare terezinë dhe ka dhënë përgjigjen më epike për ata persona të cilët kërkojnë që ai t’i japë fund karrierës.

Në Twitter, ai ka publikuar videon e nimuar të këngës së tij të 2020-ës ”Tone Deaf”, fjalët e së cilës ishin:

Ata nuk do lodhen derisa të më anulojnë, por unë nuk do të ndaloj derisa flokët e mia të kthehen gri.