Celebrities Gossip Showbiz

Ish-gruaja e Eminem arrestohet sërish? Kim Scott përfundon në burg pas aksidentit në gjendje të dehur?

Eminem është rikthyer në qendër të mediave ndërkombëtare për shkak të ish-bashkëshortes së tij, Kim Scott, e cila është arrestuar sërish për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Sipas raportimeve nga mediat amerikane, 50-vjeçarja u ndalua nga policia në Michigan dhe u dërgua në burgun e Qarkut Macomb, pasi dyshohet se u përfshi në një aksident automobilistik pranë Detroitit.

Autoritetet bëjnë të ditur se Kim Scott dyshohet se ka përplasur një automjet tjetër ndërsa drejtonte makinën në gjendje të dehur. Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.

Ngjarja ka marrë edhe më shumë vëmendje pasi arrestimi ndodhi vetëm pak ditë pasi ajo ishte paraqitur në gjykatë për akuza të ngjashme. Sipas dosjes hetimore, Kim kishte pranuar fajësinë për një tjetër incident të ndodhur në muajin shkurt, ku dyshohet se kishte goditur një makinë të parkuar dhe nuk kishte raportuar aksidentin.

Mediat amerikane raportojnë se në automjet ndodheshin edhe djali i saj adoleshent Parker dhe disa miq të tij, ndërsa po shkonin për pazar.

Problemet e Kim Scott me ligjin nuk janë të reja. Gjatë viteve të fundit, ajo është përballur disa herë me akuza që lidhen me drejtimin e mjetit në gjendje të dehur, abuzimin me substanca dhe shkelje të ndryshme të trafikut.

Historia e saj me Eminem ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes publike. Dyshja u martuan për herë të parë në vitin 1999 dhe u divorcuan në 2001. Ata u ribashkuan për pak kohë në vitin 2006, por martesa e dytë përfundoi vetëm pas disa muajsh.