Celebrities Gossip Showbiz

Ish kryeministri britanik Boris Johnson së shpejti baba për herë të tetë!

Boris dhe Carrie Johnson janë në pritje të fëmijës së tretë. Gruaja e ish-kryeministrit britanik bëri një postim në Instagram ku lajmëroi se është shtatzënë dhe mezi pret të takojë foshnjën e saj. “Anëtarja e re e skuadrës do të na bashkohet pas disa javësh”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj, ku ka postuar një foto duke ecur me djalin dhe vajzën e saj.

Carrie Johnson shkroi se ajo është ndjerë goxha e rraskapitur gjatë 8 muajve të fundit, por po pret me padurim të takojë fëmijën e saj. “Wilf është i emocionuar që do të bëhet sërish vëlla i madh dhe flet për këtë pa pushim. Ndërsa Romi nuk e ka idenë se çfarë po ndodh… Por ajo do ta mësojë së shpejti”,-ka shtuar ajo në postimin e saj. Ish-kryeministri Boris Johnson do të bëhet kështu baba për herë të tetë.

Boris ka edhe 5 fëmijë të tjerë, 4 prej tyre me ish-bashkëshorten Marina Wheeler e cila ka qenë gruaja e tij e dytë. Gjithashtu, Boris ka një vajzë të lindur në 2009-ën nga marrëdhënia me gazetaren e kritiken e artit Helen Macintyre.