Bota Celebrities

Urime Boris Johnson! Baba për herë të 7-të!

Kryeministri britanik, Boris Johnson bëhet sërish baba, vjen në jetë fëmija i tij i shtatë, një vajzë. Për bashkëshorten Carrie është fëmija i dytë pas Wilfredit, i cili lindi në prill të vitit të kaluar e tani është një vit e gjysmë. Mësohet se lindja e vogëlushes u bë në një spital në qendër të Londrës, pak javë para Krishtlindjes. Mediat britanike shkruajnë se të dyja janë mirë, gëzojnë shëndet të plotë.

Në mëngjes, çifti u pa të hynte në mjediset spitalore e pas dy orësh, erdhi lajmi i gëzuar. Carrie është 24 vjet më e re se Boris.

Shefi i qeverisë së Londrës ka edhe 5 fëmijë të tjerë, 4 prej tyre me ish-bashkëshorten Marina Wheeler e cila ka qenë gruaja e tij e dytë. Ata janë: Lara Lettice, 26-vjeçe, Milo Arthur, 24, Cassia Peaches, 22 e Theodore Apollo, 20. Gjithashtu, Boris ka një vajzë të lindur në 2009-ën nga marrëdhënia me gazetaren e kritiken e artit Helen Macintyre. Ndonëse preferon të mos flasë shumë për jetën private, pak kohë më parë, 57-vjeçari tregoi se e kalon mire duke ndërruar pelena.