Celebrities Film & Tv

Ish-ylli i “Nickelodeon”, Drake Bell akuzohet për abuzim me të mitur!

Ish-ylli i “Nickelodeon”, Drake Bell, së fundmi është akuzuar se ka tentuar të abuzojë me të mitur. Ai është dënuar me dy vite liri me kusht dhe rreth 200 orë shërbim në komunitet.Në seancat e gjyqit, viktima ka treguar historinë e saj.

Zgjodha ta shkruaj këtë deklaratë sepse dua që drejtësia të vihet në vend, më shumë se gjithçka. E vetmja kohë që i pandehuri është paraqitur personalisht në gjykatë ishte më 3 qershor, që media të mos zbulonte çështjen. Ai është paraqitur sot në gjykatë, por përmes “Zoom” në vend që të vinte personalisht dhe kjo nuk më befason. Thjesht tregon se çfarë frikacaku është ai, por unë nuk jam.

Ajo më pas përshkroi dhimbjen që pretendon se Drake i ka shkaktuar asaj, përfshirë këtu sulme paniku dhe makthe. Si rezultat, prindërve të viktimës u është dashur të shpenzojnë mbi 7,000 dollarë në terapi për të. Ajo shtoi se:

Ai më pa si pre dhe abuzoi seksualisht me mua.

Më pas vajza pretendoi se Drake i ka dërguar foto të papërshtatshme të organeve gjenitale të tij.

Ai është një përbindësh dhe një rrezik për fëmijët. Jared Drake Bell është një pedofil!

Drake nga ana tjetër në një deklaratë të tij para gjykatësit, tha:

Unë e pranoj këtë sepse sjellja ime ishte e gabuar. Më vjen keq që viktima u dëmtua, por që padyshim që ky nuk ishte qëllimi im në asnjë mënyrë. Unë e kam marrë këtë çështje shumë, shumë seriozisht. Dhe përsëri, unë vetëm dua t’i kërkoj falje asaj dhe kujtdo tjetër që mund të jetë prekur nga veprimet e mia.

Drake u deklarua fajtor për dy akuza më 23 Qershor pasi u arrestua dhe u akuzua në Cleveland. Sipas bashkëpunëtorit lokal të “NBC”-së, KXAN, incidenti i pretenduar ndodhi më 1 Dhjetor të vitit 2017, kur Drake kishte planifikuar të performonte në Cleveland. KXAN raportoi se incidenti kishte të bënte me disa mesazhe të papërshtatshme që aktori i kishte dërguar një 15-vjeçareje. Arrestimi i tij më 4 Qershor 2021 erdhi gati një vit pasi ish-e dashura, Melissa Lingafelt, e akuzoi për abuzim fizik dhe verbal, akuza që ai i ka mohuar.