Botë e Çuditshme Design

Izrael, zbulohet unaza me imazhin e Jezu Krishtit si bari!

Një unazë ku gdhendet një imazh i hershëm i Jezu Krishtit si bari u gjet mes thesarit të një anije të mbytur antike pranë brigjeve të Tokës së Shenjtë. E frymëzuar nga mënyra se si Krishti përshkruante marrëdhënien më ndjekësit e tij në Librin e Gjonit, imazhi i “Bariut të Mirë’ është mes më të qëndrueshmëve në botën e krishterë. Robert Kool, kreu i Departamentit të Monedhave në Autoritetin e Antikitetit u shpreh se:

Ai që shohim të gdhendur në gur, është imazhi i ‘Bariut të Mirë’. Ky ishte një prej simboleve të hershme të përdorur nga komuniteti i Krishterë në Lindje. Tregon se Jezu Krishti është bariu që mbron të krishterët.

Unaza prej floriri me gur jeshil, ku është gdhendur figura e një të riu që mban një dash ose dele në shpatullat, u gjet bashkë me qindra monedha argjendi dhe bronzi në ujërat e Mesdheut, në atë që dikur njihej si porti i Caesarea. Ngarkesa me objekte të çmuara, ku përfshihen gjithashtu imazhe të epokës romake dhe një unazë më imazhin e një lire biblike, transportohej në dy anije të shekullit të 17 që me gjasë janë mbytur gjatë një stuhie. Caesarea, ishte një prej qendrave të Krishterimit dhe strehonte një prej komuniteteve të para kristiane.

Ndërkaq, ju rikujtojmë se arkeologët në Izrael kanë zbuluar se, në të kaluarën, njerëzit përdornin një unazë për të parandaluar dhimbjen e kokës pasi e kishin tepruar me alkool. E zbuluar në qytetin Yavne, bizhuteria e lashtë mendohet se përdorej për të sjellë sa më shpejt në vete ata që e ekzagjeronin me alkoolin. Në një deklaratë për shtyp, arkeologu Amir Golani tha se:

Guri vjollcë që ka kjo unazë është e lidhur me shumë benefite. Njëra prej tyre ka qenë edhe parandalimi i efekteve anësore kur konsumoje shumë alkool.