Celebrities Gossip Showbiz

J Balvin do të bëhet baba për herë të parë!

Këngëtari latin me famë botërore, J Balvin dhe partnerja e tij, modelja Valentina Ferrer do të bëhen prindër për herë të parë. Këtë lajm e zbuluan vetë artisti me 27-vjeçaren në Instagram për kopertinën e revistës “Vogue Mexico”.

Valentina e emocionuar ka shkruar:

Po rritet familja.

35-vjeçari nga ana tjetër ka postuar një Instastory ku shprehet për partneren e tij:

Do të jesh një nënë shumë e mirë.

Rikujtojmë, se këngëtari i shumë hiteve botërore së fundmi ka ndarë me ndjekësit problemet e tij me shëndetin mendor.

Si çdo njeri, kam kaluar disa sfida. Këtë herë është ankthi dhe depresioni. Nuk më pëlqen që të aktrojë apo të shtirem për lumturinë time apo të pretendojë se çdo gjë është perfekte. Unë jam si çdo njeri tjetër. Jam i dobët, me shumë mundësi më shumë se të gjithë ju.

Madje këngëtari kolumbian ka arritur deri aty sa ka shprehur se nuk ka patur dëshirë të jetojë.