Celebrities Showbiz

“Nuk doja të jetoja”, këngëtari latin rrëfehet për periudhën më të vështirë të jetës

Këngëtari kolumbian me famë botërore, J Balvin disa javë më parë rrëfeu një periudhë të vështirë të jetës së tij. Problemet me ankthin dhe depresionin duket se e shoqërojnë shpesh artistin. “Si çdo njeri, kam kaluar disa sfida. Këtë herë është ankthi dhe depresioni. Nuk më pëlqen që të aktrojë apo të shtirem për lumturinë time apo të pretendojë se çdo gjë është perfekte. Unë jam si çdo njeri tjetër. Jam i dobët, me shumë mundësi më shumë se të gjithë ju”, u shpreh ai atë periudhë.

Por, në episodin e ri të “En La Sala with Becky G”, këngëtari i famshëm latin ka folur përsëri rreth kësaj teme duke treguar pasojat që i la ankthi dhe depresioni. “Qaja për asnjë arsye. Nuk doja të zgjohesha, nuk doja të haja, nuk doja as të jetoja dhe nuk e dija pse”, ka treguar këngëtari. Por që nga momenti që kërkoi ndihmë dhe mësoi më shumë për këto çrregullime, ai e kuptoi disa gjëra që më parë, në rini, nuk i kishte kuptuar.

Duke përshkruar periudhën kur atij iu desh të qëndrojë 5 ditë në krevat me mendimin se do të vdiste, ai ka treguar se: “Ti humb shpresën dhe ndihesh si i huaj në çdo vend ku shkon. Të duket sikur je jashtë trupit tënd.”

Për Balvin mesa duket është ende e vështirë ta pranoj se problemet e shëndetit mendor mund të jenë shumë më të fuqishme se një person. Ai ka dhënë një mesazh të rëndësishëm për fansat e tij: “Të shpresojnë gjithmonë se gjërat do të bëhen më mirë dhe të bëjnë një jetë të shëndetshme.”