Celebrities Gossip Showbiz

Ja që dhe Kim Kardashian mund të refuzohet! Pse meshkujt nuk pranojnë të jenë në një lidhje me të?

Kim Kardashian është modeli i çfarë konsiderohet e bukur dhe e suksesshme në kohët tona. Një ‘influencer’ me mbi 200 milion ndjekës në Instagram, shumë biznese gjigande të sajat, ylli i serialit të famshëm “Keeping Up With The Kardashians”, Kim është padyshim një figurë e fuqishme e botës së modës dhe asaj televizive dhe sociale.

Megjithatë, edhe pse një grua e bukur dhe me një karrierë kaq të sukseshme, kjo nuk do të thotë se nuk mund të ketë probleme me çështjet e dashurisë. Pak pas divorcit me reperin Kanye West, me të cilin ka katër fëmijë, Kim është në kërkim të njeriut të zemrës. E këtu, duket se po has vështirësi, pasi ylli i “KUWTK” sipas burimeve për mediat e huaja kanë treguar se:

Kim po kalon një kohë të vështirë për të gjetur dikë të njohur, të fuqishëm dhe seksi për t’u lidhur me të. Ajo ka piketuar disa aktor, basketbollistë dhe disa muzikantë. Madje i ka kontaktuar vetë disa prej tyre dhe të gjithë ata janë larguar. Askush nuk i dëshiron dramat që vijnë pas lidhjes me Kim.

Epo duket se dhe suksesi i madh vjen me pasoja!

Kujtojmë se, së fundmi Kim u përfol për veshjen e saj transparente në Vatikan, e cila u konisderua si mosrespektuese dhe të papërshtatshme për kulturën e vendit.