Fashion Gossip Showbiz

Veshja provokuese e Kim Kardashian në Vatikan paska një mesazh…

Është tanimë e ditur se ylli i “KUWTK”, Kim Kardashian vishet pothuajse gjithmonë në mënyrë provokuese, por të vishesh në Vatikan me një veshje të tillë, padyshim që shkakton komente dhe reagime ne publik. Kim u fotografua pranë “Sistine Chapel” e veshur me një fustan pothuajse transparent që zbulonte mëngët dhe disa pjesë të trupit.

Për shkak të kodit të veshjes, vizitorët nuk mund të veshin rroba pa mëngë, funde të shkurtra, rroba që zbulojnë tatuazhe, etj. Por Kim është Kim dhe rregullat i vendos vetë!

Tanimë në rrjet po diskutohet për veshjen e Kim-it dhe shumë njerëz e kanë konsideruar të papërshtatshme dhe mosrespektuese.

Por në fakt, zgjedhja e 40-vjeçares me këtë veshje nuk ka qenë aq e rastësishme. Historia e krijimit të kësaj veshjeje dhe e gjithë koleksionit ka një mesazh. Fustani është nga koleksioni “Barragán Autumn 2020”.

Projektuesi Victor Barragán, me origjinë meksikane, e bazoi koleksionin e tij në Inkuizicionin Meksikan dhe persekutimin e bruja dhe brujo nga Kisha Katolike. (Brujas dhe brujos – fjalë të përdorura në shumë kultura spanjolle folëse në Amerikën Latine dhe Karaibe për t’iu referuar njerëzve që praktikojnë magji; “bruja” përdoret për gratë dhe “brujo” për burrat.)

Rikujtojmë, se Lojërat Olimpike të Tokios sa vijnë e po afrohen, ato do të mbahen më 23 Korrik dhe ndërsa Ekipi i SHBA-ve drejtohet në lojëra, ata do të duhet të pajisen me veshjet e përshtatshme. Së fundmi, ylli i “KUWTK”, Kim Kardashian njoftoi se marka e saj e intimove, “Skims” do të dizenjojë veshjet zyrtare të të brëndshmeve, pizhamet dhe rrobat sportve për ekipin.