Celebrities Fashion Showbiz

Ja se kush e mori çmimin për hyrjen më madhështore në “Met Gala” të të gjitha kohërave…

Gjimnastja, Nia Dennis me siguri e di se si të bëjë një hyrje spektakolare. Ndërsa mbërriti në “Met Gala”-n e saj të parë të hënën në mbrëmje, ajo bëri disa lëvizje fantastike në shkallët e muzeut dhe sigurisht që meritonte një vlerësim maksimal për shfaqjen që dha. E shoqëruar nga banda muzikore “Brooklyn United Marching Band” të veshur me kostume në ngjyrë të kuqe, të bardhë dhe blu, Dennis duhej kaq e mrekullueshme gjatë performancës së saj, e veshur me një body ngjyrë lejla dhe atlete në po të njëjtën ngjyrë.

Pas performancës, ajo veshi një fustan me shkëlqim, ngjyrë blu, gjithashtu taka sërish ngjyrë blu dhe në dorë mbante një çantë ngjyrë bojëqielli. Ky kombinim bëri që ajo të dukej kaq bukur mbrëmjen e djeshme. Atletja 22-vjeçare, u frymëzua nga lëvizjet e Beyonce, e cila u bë virale në vitin 2020.

Të ftuarit shijuan performancën e Nias dhe nuk nguruan të fotografojnë momente nga shfaqja e saj. Nia Camille Dennis është një gjimnaste e apasionuar e grupit artistik amerikan. Ajo ka qënë anëtare e Ekipit Kombëtar të SHBA nga viti 2012 deri në vitin 2016. Tashmë është kampione e ekipit “Pacific Rim 2014” ku ka fituar disa medalje të argjendta. Gjithashtu, ajo ka qenë anëtare e ekipit të gjimnastikës së grave” UCLA Bruins”.

Rikujtojmë se, nata më e madhe e modës u mbajt në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork, aty ku mbahet çdo vit. Në tapetin e kuq, pritej që të gjithë të famshmit e ftuar të mishëronin temën e stilit amerikan. Tapeti i kuq  i “Met Gala”-s ka një histori të paharrueshme të krijimit të veshjeve që realisht janë për t’u mbajtur mend. Gjithmonë kjo mbrëmje ka qenë plot ngjarje dhe surpriza të papritura. Kështu ka rezultuar të jetë edhe mbrëmja e kaluar ku shumë të ftuar shkëlqyen dhe i mahnitën të gjithë.