Celebrities Showbiz

Ja se si mund të ndahet prona luksoze e Angelina Jolie dhe Brad Pitt…

Angelina Jolie dhe Brad Pitt ranë dakord për një vendim të kohëve të fundit për të hequr një urdhër ndalimi të përkohshëm mbi pasuritë e tyre, i cili u vendos gjatë procedurave të divorcit. Sipas ET, kjo i lejon ish-çiftit të shesë pronat që kanë pasur në pronësi gjatë periudhës së martesës së tyre, gjë që me sa duket Jolie mund të shesë 50% të pronës luksoze që ata zotërojnë në Francë. Por, në fillim të kësaj jave Brad ngriti një padi duke e akuzuar Jolie për një plan ‘hakmarrës’ për të shitur aksionet e saj dhe për të përfituar nga puna e jashtëzakonshme, koha dhe paratë e investuara nga aktori dhe biznesi i tij, sipas dokumenteve ligjore ekskluzive të marra nga “DailyMail”.

Kështjella super luksoze “Chateau Miraval” vlerësohet me 164 milion dollarë. Fillimisht, kur ish-çifti bleu aksionet e tyre në vitin 2008, Pitt dhe kompania e tij “Mondo Bongo”, kishte 60% të vlerës, ndërsa 40% i takonin Jolie dhe kompanisë e saj “Nouvel”. Por kjo shumë u barazua kur “Mondo Bongo” transferoi 10% në “Nouvel”, sipas padisë. Pitt i shiti Jolie aksionet për një çmim simbolik prej 1 Euro në vitin 2013, një vit para se të martoheshin dhe tre vite para se Jolie të paraqiste kërkesën për divorc nga Pitt. Padia e re e ngritur nga ekipi juridik i Pitt po përpiqet të anulojë transferimin prej 10%, për të rifituar shumicën e aksioneve dhe ai të ketë sërish 60% të pronës, me arsyetimin se çmimi prej 1 Euro nuk është një shumë serioze.

Burimet i thanë “Page Six” se si pjesë e marrëveshjes së tyre ishte që, Pitt dhe Jolie kanë rënë dakord për t’i kërkuar lejë njëri-tjetrin nëse ndonjëherë duan të shesin aksionet e tyre. Një burim pohoi se:

Pitt bëri të gjithë punën, ajo nuk bëri asgjë.

Në padi thuhet se:

Vlen të përmendet se, gjatë katër viteve të fundit, kompania e Jolie vonoi në mënyrë sistematike miratimin e llogarive vjetore.

Veprimet e Jolie tregojnë se ajo përpiqet të anashkalojë rregullat dhe të shmangë detyrimet e saj. Përpara arritjes së një marrëveshjeje, kompania e Pitt pretendoi se kishte bërë përpjekje të shumta me mirëbesim për të zgjidhur këtë çështje në mënyrë miqësore, por u detyrua të ngrejë një padi për të anuluar transferimin e aksioneve dhe për të marrë në pronësi 60% të tyre. Prona e tij prej 1.000 hektarësh pranë “Aix-en-Provence” në të cilën ndodhet Brad tashmë ishte dikur “arratisja” e çiftit. Ajo gjithashtu ka vlerë sentimentale, pasi është vendi ku Pitt dhe Jolie u martuan në vitin 2014.

Jolie i kërkoi divorc Brad Pitt-it në shtator të vitit 2016. Divorci i tyre u finalizua në vitin 2019, por ata vazhdojnë të luftojnë për kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të tyre: Maddox 20 vjeç, Pax 17 vjeç, Zahara 16 vjeç, Shiloh 15 vjeç, dhe binjakët Vivienne dhe Knox 13 vjeç. Vetëm tre muaj më parë, në qershor, 57-vjeçarit iu dha kujdestaria e përbashkët, një vendim që Jolie u zotua të luftojë me gjithçka që ka.

Rikujtojmë, se në një intervistë të fundit për “The Guardian”, Angelina Jolie ka shprehur se ka pasur frikë për sigurinë e familjes gjatë martesës me ish-bashkëshortin e saj, Brad Pitt dhe kritikoi qeverinë amerikane se nuk po bën më shumë për të mbrojtur të drejtat e të miturve. Aktorja dhe aktivistja tha se përvojat e saj në marrëdhënien me Pitt e bënë atë të kuptojë rëndësinë e të drejtave të fëmijëve.