Love & Sex

Ja si ndikon dashuria e vëllezërve dhe motrave në shëndetin tuaj!

Një ditë, vëllezërit dhe motrat janë të mrekullueshëm me ju e ditën tjetër është thjesht një makth i vërtet të rrish e të qëndrosh me ta. Ata mund të jenë kaq të paparashikueshëm, megjithatë i duam të gjithë njësoj.

Sado që tingëllon befasuese, vëllezërit dhe motrat mund të përmirësojnë shëndetin tuaj. Kështu që ju mund të dëshironi të mendoni dy herë para se t’i thoni vëllait ose motrës tuaj që t’ju lërë vetëm.

Ato rrisin sistemin tuaj imunitar.

Marrëdhëniet e shëndetshme me vëllezërit e motrat rrisin aftësinë tuaj për të luftuar viruset, madje edhe pa simptoma. Hormonet e stresit, katekolaminat dhe glukokortikoidet, në veçanti, kanë një ndikim negativ në sistemin tuaj imunitar kur jeni i sëmurë. Sa më të larta të jenë nivelet e stresit, aq më keq ndiheni. Për fat të mirë, nëse keni lidhje të forta shoqërore me vëllezërit e motrat ose miqtë tuaj, ju mund të kontrolloni nivelet e stresit, të cilat mund t’ju ndihmojnë të kaloni një sëmundje shumë më shpejt.

Përqafimi i të dashurve tuaj mund të parandalojë sëmundjet e zemrës.

Ju mund ta mbani nën kontroll presionin e gjakut duke u përqafuar rregullisht. Nëse shqetësoheni për diçka, në vend që të merrni disa ilaçe, përqafoni vëllain ose motrën tuaj. Praktikat e tilla ulin presionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës. Edhe 20 sekonda përqafimi me të dashurin tuaj mund t’ju ndihmojë të shmangni sulmet në zemër ose dhimbjen.

Ato ju ndihmojnë të përballoni depresionin.

Sidoqoftë, vëllai ose motra juaj ju ofron diçka që prindërit tuaj nuk munden. Ju hapeni më shumë me vëllezërit dhe motrat tuaja, gjeni zgjidhje të mundshme së bashku dhe ndjenja e përgjithshme e të qenit i përkujdesur ju gëzon. Nivelet e kortizolit zvogëlohen kur keni dikë për të folur. Për më tepër, ato ju mbrojnë nga stresi kur jeni fëmijë.

Ato ju zgjasin jetën.

Njerëzit me lidhje të dobëta sociale kanë 50% më shumë gjasa të vdesin më herët sesa njerëzit që kanë lidhje të ngushta. Kjo bëhet veçanërisht e dukshme kur sëmureni. Vëllezërit dhe motrat tuaj bëjnë çfarë të jetë e mundur që juve t’ju zgjatet jeta.