Celebrities Gossip Showbiz

Janë ndarë prej kohësh, por ende Loredana mban fotografi në muret e shtëpisë me ish-partnerin e saj!

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.

Loredana shpesh poston foto nga përditshmëria e saj, ashtu siç kanë qenë edhe postimet e fundit. Ama kurrë më parë reperja nuk na ka treguar pamje të qarta të shtëpisë së saj e duket se së fundmi ka vendosur të tregojë më shumë, duke postuar disa foto për të na zbuluar kështu edhe pemën e Krishtlindjes, ku gjithashtu në to shfaqet edhe vajza e saj, Hana. Ama një detaj i vogël nuk u ka shpëtuar ndjekësve, ku në foto të  vihen re disa korniza në mur, ku duket Loredana dhe ish-partneri i saj dhe njëkohësisht babai i vajzës së saj. Ato duken të jenë foto të albumeve dhe bashkëpunimeve të tyre muzikore, ama edhe pse kanë kohë që tashmë janë ndarë reperja ende i mban këto fotografi në shtëpinë e saj.

Ka vetëm pak ditë që kur Loredana ka publikuar projektin e saj muzikor, i cili titullohet “Intro” e reperja nuk e la me aq, pasi vetëm pak ditë më pas publikojë projektin tjetër, i cili titullohet “Blicke”.