Celebrities Gossip Music Showbiz

Nuk ka të ndalur, Loredana lajmëron një tjetër surprizë për adhuruesit e muzikës së saj!

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.

Ka vetëm dy ditë që kur Loredana ka publikuar projektin e saj të ri muzikor, i cili titullohet “Intro” e mesa duke reperja nuk paska të ndalur, pasi vetëm pak më parë ka lajmëruar se do të publikojë projektin tjetër muzikor më shpejt se sa mund ta mendoni. Këtë të enjte në orën 23:59 Loredana sjellë për të gjithë adhuruesit e muzikës së saj “Blicke”.

Loredana shpesh poston foto nga përditshmëria e saj, ashtu siç kanë qenë edhe postimet e fundit. Ama kurrë më parë reperja nuk na ka treguar pamje të qarta të shtëpisë së saj e duket se së fundmi ka vendosur të tregojë më shumë, duke na zbuluar kështu një pjesë nga dhoma e saj e gjumit. Lori ka postuar një foto të saj.

Lori është mjaft e angazhuar me koncerte të shumta dhe kjo gjë padyshim që ndikon edhe në anën financiare, jo vetëm të saj, por të të gjithë artistëve. E padyshim që këto përfitime ashtu si shumë momente nga përditshmëria e saj, bukuroshja ka zgjedhur t’i ndajë në rrjete sociale. Teksa ditën e djeshme me anë të një Instastory, artistja ka postuar një foto ku tregon një tufë të madhe me para.